Shoku ukrainas u kap nga ushtarët, momenti kur dy rusët tentojnë të largohen nga uzina ushtarake e Gramshit

Ora News siguron videon e momentit kur Svetlana Timofoeva 33 vjeç dhe Mikhail Zorin 24 vjeç, të dy shtetas rus tentojnë të largohen nga uzina ushtarake e Gramshit me makinën e tyre Shevrolet pasi miku i tyre ukrainas F.A 25 vjeç u kap nga ushtarët shqiptarë.

Ngjarja ndodhi pasditen e të shtunës, 20 gusht.Megjithatë ata u arrestuan nga policia pak metra larg uzinës.

Ngjarja ndodhi rreth orës 16:30 kur tre persona mes të cilëve dy rus dhe një me pasaportë ukrainase kanë tentuar të hyjnë në ambientet e sigurisë së lartë. 

Mësohet se një prej tyre ka kaluar rrethimin ku është pikasur nga dy ushtarakët të cilët fillimisht i kanë bërë thirrje për të ndaluar.

Po ashtu dy shoqëruesit kanë qëndruar në një distancë të afërt në një automjet Shevrolet.

Por pas refuzimit dhe tentativë spër tu larguar kanë ndërhyrë edhe duke u përplasur fizikisht.

Në konflikt ndaj ushtarakëve u është hedhur sprai në sy, teksa  pavarësisht kësaj kanë mundur të ndalojnë njërin prej agresorëve duke lajmëruar më tej edhe policinë.

Forcat e rendit në një kohë të shkurtër kanë bërë të mundur të shoqërojnë edhe dy agresorët e tjerë që mësohet të jenë Svetlana Timofoeva 33 vjeç dhe Mikhail Zorin 24 vjeç, të dy shtetas rus si dhe F.A 25 vjeç shtetas ukrainas.

Nga ana tjetër dy ushtarakët janë dërguar me urgjencë për kurim në QSUT ku pas mjekimeve janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Për ngjarjen janë vënë në alarm Forcat Ushtarake, Prokuroria, SHISH dhe Antiterrori.

Burimet kanë bërë të ditur se në dëshminë e parë të ndaluarit kanë pretenduar se janë blogerë dhe fotografojnë bazat ushtarake të braktisura të ish- Bashkimit Sovjetik dhe të shteteve të tjera dikur komuniste, por ende nuk dihet se cila është arsyeja që ata sulmuan ushtarakët shqiptare.

Madje ata u kanë treguar edhe foto nga bunkerët.

Gjithashtu mësohet se tre rusët janë futur në Shqipëri edhe një vit më parë përmes Malit të Zi teksa vazhdon hetimi i mëtejshëm për arsyet që i ka shtyrë të fotografojnë dhe të hyjnë në ambientet ushtarake në territorin shqiptar.

Shoku ukrainas u kap nga ushtarët, momenti kur dy rusët tentojnë

EMISIONET