Shkodër/ Kryen kontroll fiktiv të parcelës me 4 mijë rrënjë hashash në “Qafë Helm”, 5 policët merren të pandehur
Edmond Pepkolaj, ish-shefi i seksionit të hetimi të krimeve dhe 4 punonjës të tjerë të komisariatit të Pukës, janë marë të pandehur për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”, pasi me veprimet dhe mosveprimet e tyre kanë lejuar kultivimin e një parcele me 4 mijë rrënjë hashash.
Fillimisht hetimet ndaj zyrtarëve të policisë, Edmond Pepkolaj, Alfred Ndoj, Zamir Mehaj, Petrit Florini, Fatmir Alia janë kryer nga prokuroria e posaçme SPAK, e cila një vitë më parë goditi një grup kriminal që kishte si specialitet kultivimin e lëndëve narkotike në Pukë dhe zona të ndryshme të veriut të Shqipërisë.
Ky grup drejtohej nga treshja e investitorëve të këtij aktiviteti kriminal Leon Ndrecaj, Gjin Kola, Ilir Prengaj.
Hetimin për veprimet e policisë, SPAK ia kaloi prokurorisë së Shkodrës, ku prokurorja Albulena Kulicci, tashmë ka vendosur ti marë të pandehur dhe dërgojë në gjyq 5 zyrtarët e policisë.
Megaoperacioni policor i koduar “Qafa e Helmit”,që nisi në orët e para të mëngjesit të datës 20 tetor dhe përfundoi në orët e mbrëmjes së djeshme çoi në arrestimin e 11 personave, 9 në burg dhe dy në arrest shtëpie, ndërkohë 4 të tjerë janë shpallur në kërkim.
Sipas dosjes hetimore në 4 gusht 2021 sipas procesverbalit të këqyrjes së vendit të ngjarjes, në një territor të pyllëzuar dhe malor, në Njësinë Administrative "Gjegjan" Bashkia Pukë, në vendin e quajtur "Qafa e Helmit", nga verifikimi në terren, në një ambient të hapur janë konstatuar të kultivuara me bimë të dyshuara narkotike kanabis sattiva, 4000 bimë narkotike kanabis sattiva, të vendosuar në tre parcela pranë njëra-tjetrës, sipas veprimeve të kryera nga Oficerët e Policisë Gjyqësore.
Gjithashtu në lidhje me këtë ngjarje janë kryer veprimet e para hetimore, duke bërë këqyrjen e vendit të ngjarjes, sekuestrimin e provave materiale bimëve narkotike, janë marë vendimet përkatës për ekspertim kimik me qëllim përcaktimin e llojit të bimës narkotike dhe vendim për nxjerrjen e mundshme të gjurmëve daktiloskopike, vendim për ekspertim biologjik për ADN.
Gjithashtu përveç parcelave të kultivuara me bimë të dyshuara narkotike, janë gjetur edhe tre ambiente të përshtatura për të qëndruar nga personat që kan bërë edhe kultivimin e bimëve narkotike.
Gjithashtu janë gjetur dy çadra si ato që përdoren për kampingje, nga këqyrja është administruar material biologjik për ADN kryesisht në jastëkët e gjetur gjatë këqyrjes në ambjentin e fjetjes në çadër dhe brenda të cilës janë përshtatur për fjetje shtretër druni me kate dhe këtu është marr material biologjik për ekspertim për të nxjerr profik ADN- je.
Gjithashtu nga këqyrja janë konstatuar edhe materiale të ndryshme logjistike për të realizuar kultivimin dhe ushqime të ndryshme, bidona plastike, rroba për të veshur dhe janë gjetur dhe janë sekuestruar edhe 20 fishek arme gjahu dhe dy gëzhoja model automatike Nr.56.
Ka vijuar kqyrja dhe në parcelat e kultivuara me bimë narkotike nga ku ka rezultuar se në një parcel është kultivuar me 2100 bime narkotike, në parcelën e dytë kanë rezultuar 900 bimë narkotike dhe në parcelën e tretë 1000 bimë narkotike dhe se parcelat janë pranë njëra-tjetrës.
Sipas akteve rezulton se në 22 shtator 2022 është vendosur ndarja e procedimit penal nr.251 viti 2020 pasi sipas rrethanave gjatë hetimit ka rezultuar nga përgjimet se gjatë komunikimeve të datës 29 korrik 2021 ndërmjet të pandehurve Leon Ndrecaj dhe shtetasit të identifikuar Danjeli, në zonë ka shkuar policia për të kontrolluar në lidhje me aktivitetin e kultivimit të bimëve narkotike.
Por në këtë bisedë del se kontrolli nga punonjësit e policisë është bërë në mënyrë fiktive dhe i pandehuri bën me dije të tjerët që ka rezultuar se në vendin ku punonjësit e policisë kanë ushtruar kontroll, janë gjetur të kultivuara bimë narkotike.
Kontrolli në terren nga punonjësit e policisë është bërë me dron që e drejtonte punonjësi i policisë Kastriot Bicukaj.
Ndërsa gjatë kontrollit në terren dhe sipas raporteve ditore të Komisariatit të Policisë Pukë, rezultojnë punonjësit e policisë Fatmir Aliaj, Zamir Mehaj, Petrit Florini dhe Alfred Ndoj.
Sipas raportit të shërbimit datë 29 korrik 2022 të mbajtur nga punonjësit e policisë të Komisariatit të Policisë Pukë, është kontrolluar vendi i quajtur "Curak" sipër deri në afërsi të "Qafës së Helmit" dhe vendi përreth dhe nuk është konstatuar asgjë.
Gjithashtu sipas planit të masave të miratuara ata duhet të kontrollonin fshatin “Shkozë”, vendi i quajtur "Qafa e Helmit".
Më 4 gussht 2021 është ushtruar kontroll në terren në fshatin Shkozë, vendi i quajtur "Qafa e Helmit" dhe janë konstatuar 4 mijë bimë të kultivuara canabis sattiva.