Kërkoi lirinë, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin, lë në burg Vangjush Dakon

Kërkoi lirinë, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin, lë

Lihet në fuqi masa e arrestit me burg për Vangjush Dakon. Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e ish-kryebashkiakut të Durrësit për një masë më të butë sigurie.

REKURSI

Ish-kryetari i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako, i arrestuar për “shpërdorim detyre” në dy raste,  bëri një muaj më parë rekurs në Gjykatën e Lartë duke kundërshtuar vendimin e Apelit të Posaçëm që la të pandryshuar masën e sigurisë arrest në burg, me akuzën e shpërdorimit të detyrës.

Rekursi është regjistruar më 20 tetor teksa shorti caktoi si gjyqtar relator Ilir Pandën.

Ish-kryetari i Bashkisë së Durrësit kishte kërkuar lirinë në Apelin e GJKKO, por kërkesa u refuzua më 18 korrik. Pasi u la në burg pa afat nga shkalla e parë e GJKKO, ish kryetari i Bashkisë së Durrësit është dërguar në paraburgimin e këtij qyteti ku ndodhen edhe ish-ministri i mjedisit Lefter Koka.

ARRESTIMI

Vangjush Dako, ish-kryebashkiaku i Durrësit u arrestua më 6  qershor me urdhër të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me dyshimet se ka shpërdoruar detyrën në dy raste.

Rasti i parë ka të bëjë me dhënien e një leje ndërtimi në 2011 për një pallat, në lagjen nr 5, në qendër të Durrësit që u dëmtua nga tërmeti i 2019-ës.

Pasi verifikime dyshohet se pallati kishte 4 kate pa leje dhe legalizimi i godinës është kryer në shkelje të ligjit.

Rasti i dytë ka të bëje me një kallëzim për tenderin e shëtitores që sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit dëmi llogaritej në 18 milionë lekë.

EMISIONET