Shkarkimi i Presidentit, Kalemaj: Ashpërsia e betejës Rama- Meta më e fortë se ajo PS - PD

Politologu Ilir Kalemaj,  ka komentuar situatën politike në vend, si dhe kërkesën e ndjekjes penale ndaj ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu.

I ftuar në edicionin e lajmeve të Ora News, me gazetaren Matilda Mcini, tha se kërkesa e familjes Durdaj, për ndjekjen penale ndaj ish- ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu është më shumë çështje juridike sesa politike, por megjithatë sipas tij vendimet e gjyqësorit janë të njëanshme.

“Së pari është një padi familjare, duhet pasur parasysh se kanë kalur afatet proceduriale për një çështje të tillë. Kjo është një çështje më tepër juridike sesa politike. Asgjë në Shqipëri nuk i shpëton politikës dhe vendimet e gjyqësorit janë të njëanshme. “

Më tej ai ka folur edhe në lidhje me proceduarat e Partisë Socialiste për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta,  duke u shprehur se është një luftë politike mes Presidentit Ilir Meta dhe Kryeministrit Edi Rama.

“Është një përsëritje që e kemi parë një herë, ishte diçka që u refuzua pasi nuk kishte bazë ligjore për shkarkimin e tij, por mendoj që deri më 9 maj nuk mund të ketë një masë për shkarkimin e Presidentit. Dhe deri në një vendim të Gjyktës Kushtetuese, Presidenti do të qëndrojë në detyrë. Thënë të gjitha këto unë e shoh të pamundur, shkarkimin e Presidentit. 

Unë mendoj se kjo është një luftë politike, e cila për publikun jep nuancat e një lufte proceduriale. Ashpërsia e betejës Rama- Meta ka qenë më e fortë se beteja mes PD-së dhe PS-së, dhe vijon ende. “

Më tej ai thotë se Meta është Presidenti më i politizuar në Shqipëri gjatë 30 viteve.

“Është betejë e pastër politike, Meta është presidenti më politik që kemi pasur në këto 30 vjet.”

Kalemaj, komentoi edhe djegien e mandateve të opozitës, duke thënë se i dhanë kundërshtarit mundësi për të bërë ndryshimet kushtetuese.

“Ka qenë në njëfarë mënyre braktisje e fushës së lojës gjë që i ka dhënë mundësi kundërshtarit politik për të bërë gjithë ndryshimet kushtetuese, faktorë me mjaft peshë që kanë lëvizuar balancën, politika e Shqipërisë është politik klientele. “

EMISIONET