Shikoni videon/ Shkelma dhe grushte, deputetët përplasen fizikisht në Kuvend

Shikoni videon/ Shkelma dhe grushte, deputetët përplasen fizikisht

Një situatë e pashembullt ka ndodhur në Parlamentin Bolivian, ku deputetët janë përplasur fizikisht me njëri-tjetrin pas akuzave nga foltorja e Asamblesë.

Gjithçka filloi pas debatit të nxehtë mbi arrestimet e ish-zyrtarëve të lartë të qeverisë Jeannine Anez. 

Përplasja ka nisur me nisi mes të opozitës Henry Romero me një politikan të partisë në pushtet, Antonio Colque.


Siç shihet në videon e bërë virale, dy zyrtaët zihen me grushte dhe shkelma, ndërsa deputetët e tjerë përpiqen për t’i ndarë, por që ata nuk e kanë ndaluar sherrin për disa minuta.

Imazhet e këtij momenti janë bërë virale në rrjetet sociale, ndërsa shumica e qytetarëve kanë dënuar aktin e demonstruar nga përfaqësuesit e tyre në Kuvend.

EMISIONET