Vezë pule 1 mijë vjeçare, zbulimi i rrallë në Tel Aviv

Vezë pule 1 mijë vjeçare, zbulimi i rrallë në Tel

Arkeologët izraelitë kanë zbuluar një vezë pule 1 000-vjeçare në jug të Tel Avivit. Gërmimet u zhvilluan në qytetin Javne, sipas zyrtarëve të cilët e konsiderojnë këtë një zbulim të rrallë të peridhës biznatine.

Arkeologët izraelitë kanë zbuluar një vezë pule pothuajse 1 000-vjeçare në jug të Tel Avivit. Gërmimet u zhvilluan në qytetin Javne, sipas zyrtarëve të cilët e konsiderojnë këtë një zbulim të rrallë?

“Studiuesit e zbuluan vezën e paprekur gjatë gërmimeve në një gropë antike”, njoftoi sot Autoriteti i Antikiteteve të Izraelit.

“Edhe në nivelin global, ky është një zbulim jashtëzakonisht i rrallë”, tha në një deklaratë Lee Perry Gal i Autoritetit të Antikiteteve të Izraelit dhe një ekspert kryesor për shpendët në botën antike.

“Fatkeqësisht, veza kishte një çarje të vogël, që do të thotë se shumica e lëngut kishte dalë. Vetëm pak përbërje nga e verdha e vezës ishte ende brenda, për të bërë analiza të ADN-së në të ardhmen”, shtoi ai.

Vetëm disa vezë pule të lashta janë gjetur të paprekura. Veza ishte ruajtur e vendosur në përmbajtjen e butë të një gropë.

"Mijëra vjet më parë, pulat nuk përdoreshin për ushqim - në arkeologji kemi gjetur të tilla në kontekstin e ritualeve, në kontekstin e varrimit, si një dhuratë për mbretërit etj” theksoi Lee.

Gërmimet arkeologjike në shkallë të gjerë kanë zbuluar një zonë të larmishme industriale që daton nga periudha Bizantine.

EMISIONET