“S’do e lemë Shkodrën në dorë të kriminelëve” – “Në p*** të s’ëmës të vejë”/ Ndërhyrjet deri lart! Si u hoq Lorenc Meta nga Bajri - Gjoka, kujtonin se ishte i Licëve. Roli i deputetit Luan Harusha
Largimi i Lorenc Meta, nga posti i Zëvendësdrejtorit të Policisë së Shkodrës, gati po kthehej në një mision të pamundur për grupin kriminal “Bajri-Gjoka” në Shkodër.
Heqja e Lorenc Meta nga Shkodra, u kthye në një sfidë të vërtetë për grupin, pasi ikjen e tij nuk e donte vetëm dyshja “Bajri-Gjoka”, por dhe vartësi i tij, shefi i sektorit të vrasjeve në Policinë e Shkodër, Ardrit Hasanbegaj, tashmë i arrestuar.
Hasanbegaj, kërkonte ikjen e Lorenc Metës me qëllim zënin vendit të tij dhe sistemimin në një detyrë më të mirë, ku mund të përfitonte dhe shuma monetare.
Planet për largimin e Metas, fillojnë dhe përpunohen kur Behar Bajri, në 29 qershor 2020 me firmën e gjyqtarit të Shkodrës Sokol Shehu, kishte mundur të dilte nga burgu për shkak edhe të pagesave financiare që kishte bërë por edhe ndihmës që i kishte dhënë prokurori Xhevahir Lita.
Bajri, kishte dalë nga qelia e burgut Nr. 313 në Tiranë me një synim të qartë, duke ndërtuar një listë personash që duhet të vdisnin, ku mes të cilëve ishin dhe anëtarë të familjes Lici, Bardhok Pllanaj, Dorian Duli, Cafët, e shumë të tjerë.
Por teksa planifikonte këto vrasje, Bajri dhe Gjoka, njëherësh i ishte ngulitur në kokë bindja e fortë se Zv/drejtori i policisë Shkodër, Lorenc Meta, gjatë ushtrimit të detyrës së tij, mbante anën e grupit “Lici”, lidhje kjo që sipas tyre ishte krijuar përmes biznesmenit Bardhok Pllanaj, edhe ky i vrarë nga grupi “Bajri” në 5 Prill 2021 në zonën e Dobraçit të Shkodrës.
Bajri dyshonte shumë se shefi i hetimit në Shkodër Lorenc Meta, u krijonte siguri Licëve, pasi në hyrje të lagjes së tyre në “Kiras” ai mbante furgonat e policisë, RENEA dhe FNSH, duke mos i lënë mundësi “Bajrave” t’i mbikëqyrnin dhe depërtonin në lagjen e tyre.
Situata bëhet shumë serioze sa Behar Bajri me ndërmjetësimin e Ervis Martinaj, vendos ta takojë në Laç, nën/drejtorit e policisë Lorenc Meta, duke i kërkuar marrëveshje në tavolinë. Së pari për ta lënë në lirë në biznesin e lojërave të fatit në Shkodër dhe së dyti për të mos mbrojtur Licët dhe lidhjet e tyre në qytet.
Por gjërat bëhen akoma më të komplikuara, kur Pëllumb Gjoka i kërkon Behar Bajrit, që të telefonojë deputetin e PS në Shkodër Luan Harushën, në mënyrë që ky i fundit të shkojë tek deputeti Taulant Balla, me qëllim heqjen nga Shkodra të Lorenc Metës.
Sipas bisedave të zhvilluara në “Sky” situata për këtë punë ndërlikohet deri në atë masë sa gjërat dhe ndërhyrja për heqjen e Lorenc Meta, shkojnë shumë më lart akoma, tek zyrtarët e lartë të shtetit, ku njeriu që do ndërhynte ishte deputeti i PS, Luan Harusha.
Sipas dosjes hetimore në 6 korrik 2020 Pëllumb Gjoka, bisedon me Behar Bajrin, duke i shkruar se në Shkodër kanë mbërritur forcat RENEA. Ndaj sipas tij Behari duhej të lidhej me Luan Harushën, me qëllim që ku i fundit do shkonte të Taulanti, ose të vinte të takonte Drejtorin e Policisë apo zv/drejtorin e policisë Shkodër.
Kurse në 16 korrik 2020, Behar Bajri bisedon në aplikacionin “Sky” me biznesmenin Pëllumb Gjoka, duke i thënë se me ndërmjetësimin e Ervis Martinaj do dakonte në Patok, Lorenc Metën.
Behari ndër të tjera i shkruan si më poshtë vijon:
“…mirëmbrëma fjeta në Laç, po takoj dhe atë kur**n sonte të Shkodrës. Sonte e kam lënë me taku…” Ai me Bardhokun kanë shty vëllanë e asaj femnës me shku me ba denoncimin, për një ngjarje të vjetër…Po ja rreshtoj tana vlla sonte…”.
Ndërsa Pëllumbi ia kthen duke i thënë: “…ai është super kur*ë, kanë shku letrat në prokuri, ka 3 apo 4 ditë…”.
Behari i thotë: “…jama, për ça për ty, e kanë çuar për ty…Po e takoj unë sot atë kur*n…?”.
Pëllumbi i thotë me mesazh sikur ta ketë ndjerë prej 16 qershorit 2020, se policia dhe politika po luajnë për ta hequr nga qarkullimi:
“mos i thuaj gja për mua…jan tu lujt për me më heq prej qarkullimi, për Danin e këta kushërinjtë, normal edhe për mua…”.
“…ka ec shumë me palën tjetër…vlla ka ec shumë me palën tjetër. Ai (Lorenc Meta) duhet me ik prej Shkodre…”-i thotë Beharit, Pëllumb Gjoka.
Ndërsa më tej Behari ia kthen: “…se dhe për mu kishte thanë për me ndalë. Jo jam tu ja thanë se e kam shum, nuk ban pa i thanë intriga se ky kurv ka thanë se asht tu më fut filani intrig për mu skapet me filanin…jam për dark. O kam me lan keq me të sonte ose kam me ra dakord, për shumë gjana…”.
Por sërish Pëllumb Gjoka këmbëngul duke ia kthen Behar Bajrit:
“…o vlla atë duhet me e heq prej aty, se asht shumë afër me Bardhokun dhe Blertin..(fjalë për Bardhok Pllanaj dhe Blerti Cafin). Ky e ka fut Bardhokun më mbjellje gjithkund…”.
Ndërsa Behari i thotë: “…e di, edi…”.
Pëllumb Gjoka: “…thire Luanin ti thot Ramës, pok nuk e hjeke prej Shkodrës, ky nuk të votoj. E jam kundra për gjithçka. Shkruji ti vetë, se na rrejn ai mut…duhet i tash shpejt para votimeve…”.
Kurse Behari ia kthen: “…po më datë 20 vij në Tiranë dhe e thërras a rrim unë e ti me atë kurvë, e i shkrujmë qa të dush. Kur para votimeve, se sot kanë parlament”.
Nga ana tjetër Pëllumb Gjoka ia kthen: “…ka parlament po nuk ka votim. I kam thanë dhe dikujt tjetër, po të shohim tash…”.
Nga ana tjetër Behari ia kthen duke shkruar: “…po mirë, po thuaj ti këtij mos të votojë, mos të shkojë hiq ku*a. Se nuk mund të lëvizi deri në datën 20. Jo pot hire dhe shkruaj vetë, se i kam thanë kurvës shko atje dhe merru me të dhe për punë temen. Po thire se unë jam në Patok, se vjen ai k*va i Shkodrës në darkë mu taku, se arrita i thashë ti thojnë se don filani me të taku dhe i ka thënë këtij këtu fjala për (Ervis Martinaj), hyn garant tij në mes…”.
Kurse Pëllumb Gjoka, ia kthen se do e thërrasë deputetin e PS-së, Luan Harusha, por ka frikë se ai mund ta gënjejë.
Në mesazhin në “Sky” Pëllumbi i shkruan: “…Po e thërras, por kam frikë se ai më rren…”.
Më tej Pëllumbi e këshillon Behar Bajrin të bëjë kujdes në Patok se në atë zonë vepron Gëzim Çela, dhe se Lul Kulla dhe Bardhoku janë informuar që Behari është në Patok.
“…O vëlla Lul Kulla, ka shok Gëzim Çelën në Patok. Ta thashë ta dish. Dhe me e ditë para ai që po shkon ti aty e dinë edhe Bardhoku. Llogaritë bëji vetë, mirë vëlla…”-i shkruan Pëllumb Gjoka, Bajrit.
Por ky i fundit ia kthen: “…Po po, i kam marrë masat, kur e mora mu has me ta itu…”.
Pëllumbi ia kthen: “…vëlla shife vetë kush i lëviz gjanat, se po lëvizin në disa drejtime ata…”.
Por sërish në 16 qershor 2020 Behar Bajri i thotë Pëllumb Gjokës: “…a i takove ata policët që të thashë, se deri në fund të muajit e zvarit dosjen ai…atëherë kapim pushimet…”.
Behari ia kthen: “…jo hala, po ky a ka informacion…po ka hi Taulanti për këtë punë…me e hek gjoja krejt”.
Por sërish Pëllumb Gjoka ia kthen: “...oo vëlla të gënjen Luani, të len në gjumë. Taulantit duhet me i thanë për ditë nga 3 herë. Duhet me e pyet përditë. Taulantit unë i kam thanë që shkoi dosja në Shkodër, por ai flet një herë dhe harron…ky sdin gja ku është. Duhet me e pyet a fole, ku mbyllet. Duhet ti thuash përditë, jo me e lanë me ba muhabete të përgjithshme…”.
Hasanbegaj: S’do e lemë Shkodrën në dorë të kriminelëve
Ndërkohë në datën 20 Gusht 2020, shefi i sektorit të vrasjeve në drejtorinë e Shkodrës, Ardrit Hasanbegaj, bisedon me biznesmenin Pëllumb Gjoka, duke i thënë:
“…o vëlla, ka llafe për atë mikun tëndë Ministër të Brendshëm, Taulanti. Llafe, di gjë ti…!?”.
Ndërsa Pëllumbi ia kthen: “…po kam frikë se nuk e bën…”.
Por më tej Ardrit Hasanbegaj i shkruan Pëllumbit: “…mua, Zefit dhe Mondit na duhej një dimër aty vëlla…se ty nuk ta ha ka***, i ke mbyllur hallet vëlla. Neve na duhet, se “kapedani” qënka dobët në veprime...”.
Sërish Pëllumbi ia kthen Hasanbegaj: “…po u bë ky, po vëlla. Ishallah po bëhet ky…”.
Kurse Hasanbegaj i shkruan: “…hahaha prandaj po të them, nuk do e lemë Shkodrën në dorë të kriminelave”.
Pëllumbi ia kthen në datën 11 Gusht 2020 se ka folur me Taulantin që ta uronte, por ai i ka thënë jo.
Më tej, Hasanbegaj dhe Gjoka, në 17 Tetor 2020 flasin së bashku lidhur me largimin e Drejtorit të Policisë, Niko Brahimi, për gati një javë pasi do i nënshtrohej një operacioni shëndetësor dhe është komanduar për 1 javë zv/drejtori Lorenc Meta.
Por Pëllumb Gjoka më tej i shkruan Hasanbegaj se: “…unë jam tu plas me e heq o vëlla, se ky rri me ca lidhje të Visit edhe nga ata e ka dëgjuar”.
Tre ditë më pas në 20 Tetor, Hasanbegaj i shkruan Pëllumbit: “…jo jo vëlla do iki. Nuk po shtyhet me këtë intrigant është si dhelpër, Niko është ko*e. Se ha ndonjë gozhdë kot nga këta, më mirë do iki tani kap ndonjë shef krimesh në donjë komisariat, ose ose shef anti korrupsioni në Tiranë është bosh. Shef krimesh nuk e kap dot, si është? Po tek 1 si është? Si është kombinat? O vëlla ty rrofsh të kam borçë, por nuk shtyhet me këtë motër q*, është i pacipë fare. Ndërsa Lenci ka dashur atë Madanin. Ndoshta ka luftuar me Ministrin për me mbajtë këtë Madanin, se ky dilte grabiste për të. Vari k**in vëlla…”.
Në 16 dhjetor 2020 Pëllumb Gjoka i shkruan Hasanbegaj se: “…edhe Fatmirit i zgjati pa fund. Si rregull Lenci duhet me ik, shofim tani…”.
Kurse Hasanbegaj ia kthen: “…do jetë shpejt thua vëlla…?”.
“…Besoj se po…besoj se ka ik…”- i thotë Pëllumbi. Dhe menjëherë Hasanbegaj ia kthen mesazhin duke i shkruar se: “…në p*** të sëmës të vejë xhepisti i mutit…”.
Në 12 Janar 2021 Lorenc Meta ikën nga posti i Zv/drejtorit të Shkodrës dhe lajmi për largimin e tij në media doli në 13 Janar.
Meta shkoi specialist i thjeshtë në Drejtorinë e Policisë së Shtetit në Tiranë, duke u zëvendësuar nga Kujtim Gjoka.
Por në 12 janar 2021 Ardrit Hasanbegaj bisedon me Pëllumb Gjokën duke i shkruar si më poshtë vijon: “…vëlla ça bën si të ka?, iku ai byth q***. E kanë lëvizur sot…”.
Kurse Pëllumbi ia kthen duke i shkruar: “…mirë vëlla jam, atë marrëdhënien për bastet që ka pas Behari me Lencin, po i them me e kalu tek ti…po po tani direkt po i them, por si do lidheni bashkë…se mos ketë ndonjë problem.?”.
Hasanbegaj: “…Tek ty vëlla, shumë mirë vëlla, ma bën nder…se mos futet ai rob q*** nga Tirana hahaha…”.
Por Pëllumbi sërish i shkruan se mirë takimi tek unë, por kur të ketë ndonjë problem si do ja bëjë.
Më tej, Pëllumbi i thotë Hasanbegajt: “…sot i thashë Beqes për ty, të shkoi për Drejtor…po më tha…”.
“…Hahaha je i madh…”-ia kthen Hasanbegaj, Pëllumbit duke shtuar se mirë e kanë edhe këtë që ka ardhur i ri (Kujtim Gjoka).