NAMI NË PEQIN/ Droni plot me drogë ulet në oborrin e burgut
Siguria në burgje vijon të jetë problematike. 31 doza kokaine, 200 gramë hashash dhe një telefon shoqëruar me dy fisha karikimi, këto janë gjetur nga policia e Burgut të Peqinit pas uljes se një droni.
Ndërkaq mësohet kanë nisur hetimet jo vetëm për të gjetur se për kë ishte nisur ky dron, por edhe për vetë personelin e burgut.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00 të së enjtes, ndërsa kanë qenë policët e shërbimit të kullave të vrojtimit, ata që kanë dëgjuar zhurmën e dronit dhe kanë pikasur edhe zonën ku po fluturonte.
Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Klevis Qose ka shkuar vetë në burgun e Peqinit, ku edhe urdhëruar gatishmëri dhe kontrolle të rrepta në qeli dhe rritjen e masave të kontrollit dhe rritje të vigjilencës së kontrollit edhe nga ajri, pas konstatimit të dy rasteve të fundit të fluturimit të dronëve në hapësirën e burgjeve të Burrelit e Peqinit. Kujtojmë se më 8 shtator një tjetër dron u pikas në burgun e Burrelit.