Rreziku nga kabina elektrike/ Banorët: Është emergjente, të merren masa, shkak për fatalitete

Kabinat elektrike të hapura kanë shkaktuar shpesh viktima, kryesisht fëmijë apo endacakë ndërkohë që një objekt I tillë pa asnjë masë mbrojtëse rrezikon banorët në rrugën “Jordan Misja” në Tiranë. Qytetarët kanë vendosur si masë provizore disa kartonë ndërsa thonë se është emergjente ndërhyrja e institucioneve.

 “Edhe pse në kabinat elektrike shkruhet rrezik “mos prek, rrezik vdekje”,dera e kësaj kabine në rrugën Jordan Misja është e prishur. Kjo gjë përbën rrezikshmëri të lartë dhe jo pak raste ka qenë shkak dhe për fatalitete.”

Prej më shumë se 2 muajsh banorët e zonës jetojnë me frikë nga rreziku që sjell kjo kabinë elektrike.

Fëmijëve dhe endacakëve u kanoset rreziku më i madh.

“Unë e kam mbyllur disa herë më karton, po tani nuk rrihet me karton se fëmijë i vogël është ai. Hynë brenda e kap korrenti dhe kur të bohet gjëma e madhe atëherë do ngrihet këto."

“Kjo rri e hapur gjithmonë, bile e kam mbyll disa herë me kartonë. Ose këta endacakët që janë rrugëve, i ze korrenti u ik jeta. “

Qytetarët kërkojnë që OSHEE të ndërmarrë masa pasi kjo kabinë , dera e së cilës është e prishur përbën një kërcënim për ta.

“Ta shikoj OSHEE, ti mbyll me qelës. Ta mbyllin. “

Në kushtet kur askush nuk ka ndërhyrë për shmangien e rrezikut, banorët kanë vendosur një karton për të mbajtur mbyllur derën e kabinës elektrike, por kjo duket se nuk garanton asnjë lloj mbrojtje nga rreziku I kontaktit me tensionin e lartë.

EMISIONET