Kundërshtoi shkarkimin nga detyra, Gjykata Kushtetuese nuk pranon animimin e Enkeleda Hoxhës

Kundërshtoi shkarkimin nga detyra, Gjykata Kushtetuese nuk pranon animimin

Gjykata Kushtetuese nuk pranon ankimin e ish-gjyqtares së Krujës Enkeleda Hoxha që kundërshtonte vendimin e Këshillit të Lartë Gjyqësor për shkarkimin nga detyra.

Enkeleda Hoxha vijon të jetë në burg e arrestuar nga SPAK për korrupsion ndërsa Gjykata i ka refuzuar disa herë lehtësimin e masës së sigurisë.

Kjo e fundit u arrestua nën akuzën e korrupsionit, ku në këmbim të shumave të mëdha monetare ndërhynte për uljen e dënimit për të burgosurit në mënyrë që ata të liroheshin.

Me urdhër të SPAK, Enkeleda Hoxha u arrestua bashkë me 9 persona të tjerë më 11 shkurt me akuzën e korrupsionit. Hoxha u arrestua në sallën e gjyqit në momentin që do të merrte një tjetër vendim për lirimin nga qelia të një të dënuari me 25 vite burg. Ajo do të lironte Sajmir Petani i ekstraduar nga Italia për vrasjen e Romeo Beqirit disa vite më parë

Kundërshtoi shkarkimin nga detyra, Gjykata Kushtetuese nuk pranon animimin

Dokumenti i plotë

SPAK ishte vënë në dijeni dhe kishte vendosur në përgjim ambiental dhe telefonik personat e përfshirë. Mes të arrestuarve është dhe vëllai i tij Bledar Petani, avokati i Sajmirit Aldo Tabaku.

Dokumenta bashkëngjitur

EMISIONET