Cristiano Ronaldo drejt fundit me Portugalinë/ Zbulohet data e mundshme e lamtumirës nga kombëtarja

Cristiano Ronaldo drejt fundit me Portugalinë/ Zbulohet data e mundshme e

Cristiano Ronaldo duket se po i afrohet fundit të një epoke me fanellën e Portugalisë. Sipas raportimeve të fundit, ylli portugez mund të zhvillojë së shpejti ndeshjen e tij të fundit me ekipin kombëtar.

Mediat raportojnë se data e lamtumirës së kapitenit legjendar është caktuar dhe mund të jetë më 24 shtator, në përballjen e Ligës së Kombeve ndaj Uellsit në stadiumin “Jose Alvalade” në Lisbonë.

Vendimi lidhet me planifikimin e trajnerit të ri të Portugalisë, Jorge Jesus, i cili pritet të vazhdojë t’i besojë grupit aktual të lojtarëve dhe nuk ka ndërmend të bëjë ndryshime të mëdha në skuadër.

“Fenomeni” portugez pritet të mbyllë një kapitull historik pas një karriere të jashtëzakonshme me kombëtaren, ku ka zhvilluar 233 paraqitje dhe ka shënuar 146 gola, duke mbajtur rekorde të shumta.

Pavarësisht moshës 41-vjeçare, Ronaldo vazhdon të luajë në nivel klubesh me Al-Nassr, ku ka kontratë deri në verën e vitit 2027.

Pas largimit nga angazhimet ndërkombëtare, objektivi kryesor i pesë herë fituesit të “Topit të Artë” do të jetë arritja e shifrës historike prej 1000 golash në karrierë.

EMISIONET