Rama: Qeveria e re do formohet fill pas verës, mandati i tretë do jetë ndryshe

Kryeministri Rama ka mbledhur deputetët e PS paraditen e sotme.

Gjatë fjalës së tij ai ka thënë se qeveria e re do të formohet fill pas sezonit të verës ndërsa ka theksuar se mandati i tretë nuk duhet t'i ngjajë dy të parëve.

"Qeveria e re do të formohet fill pas sezonit të verës, por puna për kalendarin e reformave legjislative dhe për planet e detajuara të ekzekutivit do të bëhet tani dhe deri në formimin e qeverisë. Kongresi i Jashtëzakonshëm duhet të zgjedhë Asamblenë e re ndërkombëtare, ku duhet të hyjnë më të dalluarit në ndeshjen që sapo kemi fituar.

Mesazhi im i dytë është për ët gjithë ju këtu. Jeni gati për ta braktisur luftën e llogores të vjetër politike dhe për ta përçuar këtë frymë dhe qasje të re në të gjithë organizmin e PS.

Mandati i tretë nuk duhet t'i ngjajë në asnjë mënyrë dy të parëve në marrëdhënie me opozitën, PD. Sado të na sulmojnë, të na provokojnë nga mos-gëlltitja e humbjes së tyre. Shqipëria na ka dhënë besimin e madh dhe mbështetjen e plotë për të udhëhequr."

Premtimet e mandatit të tretë

Kryeministri shprehet se do t'i mbajnë të gjitha premtimet e bëra.

"Ne do t'i mbajmë një për një zotimet tona.

- Zerimi i taksës mbi pagat deri në 400 mijë lekë në 1 janar të vitit të ardhshëm

- Ulja e taksës mbi pagat mes 1.2 dhe 2.5 milionë lekë nga 1 janari i vitit të ardhshëm

- Rritja e përvitshme e pagës graduale për ta rritur deri në 380 apo mundësisht 400 mijë lekë brenda mandatit të tretë

- Mos prekja e tatim-fitimit zero dhe TVSH zero për biznesin e vogël deri në 2029

- Ndërtimi i porteve dhe aeroporteve të reja

- Paketa e 10 miliard euro investime ku hyn infrastruktura rrugore dhe energjia

- Revolucioni dixhital dhe shërbimet për qytetarët"

EMISIONET