Prizren, arrestohet një person për kultivim të kan*bisit...

Prizren, arrestohet një person për kultivim të kan*bisit...

Një person është arrestuar në Prizren nën dyshimin për kultivim të bimëve narkotike të llojit kanabis.

Sipas Policisë, rasti ka ndodhur më 10 korrik 2026, rreth orës 09:00, në rrugën "Jusuf Gërvalla".

Pas zbatimit të urdhëresës së gjykatës, njësitet policore kanë kryer kontroll në shtëpinë, autolarjen dhe automjetin e të dyshuarit.

Gjatë kontrollit, në oborrin e shtëpisë janë gjetur të mbjella dy bimë të dyshuara të llojit kanabis, me gjatësi prej 50 dhe 62 centimetra. Po ashtu, policia ka sekuestruar edhe një peshore elektronike.

I dyshuari, mashkull kosovar, është intervistuar nga organet kompetente, ndërsa me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Rasti është iniciuar si "Kultivim i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit", ndërsa hetimet lidhur me rastin janë në vazhdim. /Telegrafi/

EMISIONET