Mbappe paralajmëron para duelit me Spanjën: Vetëm trofeu i Botërorit na lejon të festojmë

Mbappe paralajmëron para duelit me Spanjën: Vetëm trofeu i

Kylian Mbappe ka folur me vendosmëri në prag të gjysmëfinales së Kupës së Botës 2026 ndaj Spanjës, duke theksuar se te Kombëtarja e Francës nuk ka vend për vetëkënaqësi dhe se objektivi i vetëm është fitimi i trofeut.

Sulmuesi francez u pyet nëse skuadra mund të ndihet më e qetë pasi ka arritur në mesin e katër kombëtareve më të mira të turneut, por ai e bëri të qartë se presioni mbetet maksimal.

“Mund të relaksohesh vetëm në një rast, kur fiton Kupën e Botës. Kur luan për Francën, nëse nuk fiton, kritikohesh shumë. Kemi një grup të bashkuar që udhëhiqet nga një objektiv i vetëm: Fitorja”.

Mbappe theksoi se kualifikimi në gjysmëfinale nuk garanton asgjë dhe se sfidat më të vështira janë ende përpara.

“Jemi në gjysmëfinale, por rruga është ende e gjatë dhe ndeshjet më të vështira na presin”.

Franca do të përballet me Spanjën në gjysmëfinalen e Kupës së Botës më 14 korrik, në një duel që pritet të vendosë finalistin e parë të turneut.

EMISIONET