Lily Allen shkëlqen në Silver Clef Awards, fiton çmimin "Ikonë" dhe mahnit me paraqitjen në tapetin e kuq

Lily Allen shkëlqen në Silver Clef Awards, fiton çmimin

Lily Allen ishte ndër figurat që vodhën vëmendjen në ceremoninë e këtij viti të Silver Clef Awards, ku u shfaq me një paraqitje elegante dhe të guximshme në tapetin e kuq të Royal Albert Hall në Londër.

Këngëtarja 41-vjeçare zgjodhi një kombinim të zi, të përbërë nga reçipeta prej dantelle dhe një fund i gjatë me bisht, duke dëshmuar edhe një herë stilin e saj të veçantë. Pamjen e plotë e kombinoi me taka të zeza, flokë të stiluar thjesht dhe bizhuteri delikate me diamant.

Megjithatë, mbrëmja nuk u karakterizua vetëm nga zgjedhja e saj e modës. Lily Allen u nderua me Çmimin Ikonë, një nga vlerësimet më prestigjioze të ceremonisë, duke kurorëzuar kontributin e saj në industrinë muzikore.

Në të njëjtin event u vlerësuan edhe emra të tjerë të njohur të muzikës. Pink u shpall fituese e çmimit O2 Silver Clef, ndërsa Jade Thirlwall mori çmimin si artistja më e mirë femër.

Në tapetin e kuq spikatën gjithashtu Mel C dhe Jessie J, të cilat tërhoqën vëmendjen me paraqitjet e tyre elegante dhe stile krejtësisht të ndryshme.

Silver Clef Awards organizohet nga organizata bamirëse Nordoff and Robbins dhe këtë vit festoi 50-vjetorin e saj. Gjatë pesë dekadave të historisë, ceremonia ka nderuar emra legjendarë të muzikës si David Bowie, George Michael, Paul McCartney, Oasis, Coldplay dhe Ed Sheeran, ndërsa ka mbledhur mbi 17 milionë paund për mbështetjen e terapisë muzikore.

EMISIONET