Kërkesa e PD për përsëritjen e zgjedhjeve dhe ankimimet e partive të vogla, KQZ cakton relatorët

Kërkesa e PD për përsëritjen e zgjedhjeve dhe ankimimet e

Me anë të shortit, Komisioni i Qendror i Zgjedhjeve ka përcaktuar ditën e sotme relatorët për kërkesat ankimore në lidhje me zgjedhjet e 25 Prillit. Relatorë janë caktuar Elvin Lako, Elvin Çefa, Ilir Rusmajli, Koli Bele dhe Ledio Braho.

Sekretari i Përgjithshëm i KQZ Ylli Merkaj dha detaje në lidhje me shortin.

"Pranë KQZ janë paraqitur 15 kërkesa ankimore duke filluar nga kërkesa ankimore nr. 32 deri në kërkesën ankimore nr. 46.

Fletët janë futur në gogla dhe do të përzgjidhen në mënyrë transparente,” u shpreh Merkaj.

Shorti për kërkesat ankimore nr.32 -46

Relator i kërkesave nr. 40,36,38 është z. Elvin Lako

Relator i kërkesave nr. 43,46,34 është z. Elvis Cefa

Relator i kërkesave nr. 42,45,44 është z. Ilirjan Rusmali

Relator i kërkesave nr. 37,41,35 është z. Koli Bele

Relator i kërkesave nr. 32,33,39 është  z. Ledio Braho

EMISIONET