Rama: Një bombë bërthamore zhduk 45 mln njerëz, nuk e ndalojmë luftën, por s’kemi rritur çmimin e energjisë

Rama: Një bombë bërthamore zhduk 45 mln njerëz, nuk e

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ishte ditën e sotme në qytetin e Përmetit ku ka promovuar investimet e qeverisë në këtë bashki.

Rama foli edhe për situatën e konfliktit në Ukrainë duke thënë se mjafton një bombë bërthamore për të zhdukur brenda 30 minutash 45 milionë njerëz.

Ai shtoi se lufta nuk ndalet dot nga vendi ynë, ndërsa theksoi se pavarësisht kësaj gjëje në Shqipëri nuk është rritur asnjë qindarkë çmimi i energjisë elektrike për familjet dhe biznesin e vogël.

Rama: Po ta krahasojmë me çfarë duhet të bëjmë akoma, jemi në të gdhirë të një dite të re. Ka akoma shumë për të bërë. Ne dimë se ku po ecim dhe e dimë se ku duhet të shkojmë. Ajo për të cilën dua të flas nuk është thjesht Përmeti, por një kontekst më i gjerë.

Flitet sikur po bëhet një diskutim për një konflikt të zakonshëm, ndërkohë që mjafton një bombë bërthamore për të zhdukur brenda 30 minutash 45 milionë njerëz. E them këtë sepse ne nuk jemi fatmirësisht në zonën e nxehtë ku lufta sjell bomba, vrasje dhe plagë të rënda, por nuk jemi as jashtë zonës së luftës sepse pasojat e saj na kanë prekur dhe na prekin përditë me inflacionin e luftës, me krizën e madhe të çmimeve të energjisë. Ajo që ne nuk mund të bëjmë dot, është të ndalojmë luftën, ta eliminojmë inflacionin e luftës. Por nga ana tjetër ajo që ne nuk mund të shmangim është përgjegjësia për të lehtësuar sa të mundim këtë barë që rëndon mbi të gjithë, si një flamë që i prek të gjithë dhe përditë. Sot ende në Shqipëri nuk është rritur asnjë qindarkë çmimi i energjisë elektrike për familjet dhe biznesin e vogël.

EMISIONET