Rama në Stransburg, Biberaj: Ka gjithë jetën që pengon Kosovën, fjalimi me mungesë etike, aspak diplomatik

Për ish deputetin Aleksandër Biberaj fjalimi i Ramës në Stransburg përveçse ishte jashtë rregullave kohore kishte mungesë etike dhe nuk kishte aspak formim diplomatik.

Aleksandër Biberaj: Fjalimi me protokoll është 20 minuta. Nuk ja ndërprenë për 1 orë e 20 minuta ai e ka shfrytëzuar këtë. Përveç kohës, kishte mungesë etike, aspak formim diplomatik. Nuk ka fare përpjekje për tu bërë diplomat. Ka fyer eurodeputeten si dhe nuk ka mbrojtur çështjen e Kosovës.

Sipas Biberajt, Rama gjithë jetën e vetë e ka penguar Kosovën madje është ideator dhe sponsorizues i ndarjes së Kosovës së bashku me Vuçiç dhe Thaçin.

Aleksandër Biberaj: Ai ka gjithë jetën e vet që vetë, e pengon Kosovën dhe është ideator dhe sponsorizues i ndarjes së Kosovës së bashku me Vuçiç dhe Thaçin. Nuk bëhet me fjalime politike mbështetja për ata që ndodhen në burg bëhet me lobingje dhe me avokatë të mirë që i mbështesin. Veprohet me procedura jo me fjalime politike. Historia e UÇK është një faqe e historisë së kombit shqiptar dhe e Shqipërisë.

EMISIONET