“Rabi më i frikshëm që ekziston...”/ Do vinte nga Kanadaja dhe do shitej 300 euro doza - Zbardhen përgjimet e reja mes trafikantit dhe agjentit të infiltruar

“Ora News” zbardh përgjimët e shpërndarësve të drogës të arrestuar pak ditë më parë nga mega-operacioni “Tempulli”, biseda mes trafikantëve dhe agjentit të infiltruar.

Përgjimet e reja bëjnë fjalë për një bisedë mes trafikantit Elgert Gjoni dhe të inflitruarit policisë për lëndën narkotikeqë do të vinte nga Kanadaja dhe që shitej për 300 euro kapsula në vendin tonë

Në përgjimet e megaoperacionit të shpërndarjes së drogërave ëshhtë zbuluar dhe futja në vendin tonë të një kanabisi xhelatinoz.

Agjenti i infiltruar bisedon me të akuzuarin Elgert Gjoni për të blerë një dozë, ku i thuhet se çmimi është 32, por gjatë diskutimeve zbulohet se kemi të bëjmë me 300 euro një dozë.

Madje trafikanti i shpjegon se një kapsulë është 3.5 gramë dhe e një cilësie të mirë.

Në diskutime për çmimin i akuzuari i thotë që ka efekte të mëdha që do t’i bëjnë përshtypje të mëdha atij që e konsumon, duke thënë se nuk i ka hyrë kot kësaj rruge dhe prurjes në vend të këtij lloji droge.

PËRGJIMI

Elgert Gjoni: Nga cila?

Agjenti: Nga ato pra.

Elgert Gjoni: Nga ato konservat?

Agjenti: Konservat e peshkut.

Elgert Gjoni: Po të folim me atë bosin tjetër...

Agjenti: Jo më të paktën naj 300 tshe, ça më ti mu?

Elgert Gjoni: Si 30 tshe konserva? Ato janë do pako të zeza.

Agjenti: Ato që më tregove në foto o burr, ça kishte, apo se...

Elgert Gjoni: Po e di, që kush është 30 tshja oo

Agjenti: Po edhe kjo e mirë ishte.

Elgert Gjoni: Është 3.5 gramë 30 tshja qia ropt vlla se nuk i kam hy kot këtij muhabeti për 300 euro.

Agjenti: 300 euro?

Elgert Gjoni: Po.

Agjenti: Ça është kjo?

Elgert Gjoni: Rabi më i frikshëm që ekzisto...

Agjenti: Jo mor shok se s’du me vdes unë.

Elgert Gjoni: Jo nuk vdes se ta jep do lloj efektesh që nuk t’i jep 30 tshe, është 3.5 gramëshe dhe ajo qia ropt e pëlqejnë

Agjenti: Atë do mor unë me kismet nga e premtja...

edison vatnikaj droga elgert gjoni pergjime

EMISIONET