PAMJET/ 12 nga 69 “spaçiatorët” e arrestuar në Vlorë njihen me masën e sigurisë

Gjykata e Shkallës së Parë në Vlorë wshtw rrethuar mëngjesin e kësaj tw shtune me forca tw shumta sigurie.

Kjo pasi nën masa të repta sigurie kanë mbërritur disa prej të arrestuarve nga megaoperacioni anti-drogë i disa ditëve më parë ndërsa do të zhvillohet një pjesë e vogël e numrit të masave të sigurisë teksa nesër do dalin një pjesë tjetër.

Në Gjykatën e Shkallës së Parë në Vlorë kanë mbërritur 12 personat e parë nga 69 të arrestuarit, të cilet do të njihen me masën e tyre të sigurisë.

Megaoperacioni “Tempulli” vuri në pranga 233 persona në të gjithë vendin ndërsa 82 të tjerë u shpallën në kërkim. Me arrestimet u shkatërruan 23 grupe kriminale që shpërndanin drogë nëpër shkolla dhe lokale.

EMISIONET