EMRAT/ Del para gjykatës grupi i dytë me 43 "spaçatorë" që u arrestuan brenda natës në Tiranë
Dalin përpara gjykatës të arrestuarit e megaoperacionit “Tempulli”. Ditën e sotme për t'u njohur me akuzat do dalin ë dalë 43 nga 84 të akuzuarit, ndërsa 29 prej tyre u lanë në burg një ditë më parë.
Prokuroria ka kërkuar arrest me burg, ndërsa një seancë e ngjashme po mbahet edhe në Gjykatën e Vlorës, ku do jepet masa për 12 nga 69 persoant e arrestuar 3 ditë më parë/
Ky megaoperacion u shtri në 5 qytete të vendit ku në total u arrestuan 233 persona. Ndërkohë janë shpallur në kërkim 82 persona.
Në kuadër të këtij megaoperacioni u shkatërruan 23 grupe kriminale, që shpërndanin drogën në afërsi të shkollave dhe lokaleve.
Sipas Policisë, gjatë operacioni u sekuestruan 13 armë zjarri, 2 prej të cilave kallashnikovë, 10 pistoleta dhe një pushkë.
Policia tregon gjithashtu se gjatë operacionit janë sekuestruar sasi të mëdha parash, automjete dhe pajisje si të Policisë.