Qirici: Teknologjia mund të krijojë varësi dhe të ndikojë te emocionet tona

Në emisionin “Epiqendër” të gazetares Sonila Musai u diskutua për kërcënimet online dhe ndikimin që bota digjitale ka te shëndeti mendor i individëve.

E ftuar në studio ishte psikologia Eksena Qirici, e cila foli për marrëdhënien mes njeriut dhe teknologjisë, duke theksuar se përdorimi i vazhdueshëm i platformave digjitale mund të ndikojë në sjellje dhe emocione.

Sipas saj, teknologjia është ndërtuar në mënyrë të tillë që t’u përgjigjet nevojave njerëzore, por njëkohësisht shumë elementë të saj mund të krijojnë varësi te përdoruesit.

Psikologia theksoi rëndësinë e një përdorimi të ekuilibruar të teknologjisë, duke kujtuar se përtej përfitimeve të saj, përdorimi i pakontrolluar mund të ndikojë në marrëdhëniet, gjendjen emocionale dhe mirëqenien psikologjike të njerëzve.

 

EMISIONET