Kallanxhi: Keqbërësit online të ndëshkohen

Eksperti i IT-së, Tomi Kallanxi, i ftuar në emisionin “Epiqendër” të gazetares Sonila Musai, foli për kërcënimet online, bullizmin kibernetik dhe mënyrat se si shtete të ndryshme po përpiqen të luftojnë abuzimet në internet.

Gjatë diskutimit, Kallanxi solli si shembull masat e marra në Emiratet e Bashkuara Arabe, ku sipas tij parashikohen penalitete të larta për personat që kryejnë bullizëm ose shantazh ndaj individëve në hapësirën digjitale. Ai theksoi se krahas masave ligjore, zhvillimi i teknologjisë po krijon edhe forma të reja kontrolli për identifikimin dhe ndalimin e abuzimeve financiare që lidhen me mashtrimet online.

Sipas Kallanxit, një rol të rëndësishëm mund të ketë edhe policia digjitale, e cila do të mundësonte reagim më të shpejtë ndaj rasteve të shantazhit dhe mashtrimit.

Eksperti bëri thirrje për më shumë ndërgjegjësim dhe raportim të rasteve të abuzimit online, duke theksuar se siguria digjitale kërkon bashkëpunim mes qytetarëve, institucioneve dhe ekspertëve të teknologjisë.

 

EMISIONET