Gavani: Keqbërësit online nuk janë të pagjetshëm, mund të identifikohen
Eksperti i IT-së, Ardit Gavani, i ftuar në emisionin “Epiqendër” të gazetares Sonila Musai, foli për kërcënimet online dhe mënyrat se si mund të identifikohen autorët e sulmeve kibernetike.
Gjatë diskutimit, Gavani u shpreh se personat që kryejnë mashtrime apo sulme në internet shpesh mendojnë se janë të paarritshëm, por teknologjia dhe hetimet digjitale mund të çojnë në identifikimin e tyre.
Eksperti tregoi se ka pasur raste ku autorët e sulmeve janë identifikuar edhe jashtë vendit dhe janë bashkëpunuar me autoritetet lokale për ndjekjen e tyre.

