Deputetët brenda, protestuesit jashtë/ Mijëra qytetarë protestojnë para Kuvendit: Dorëzoni mandatet
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Qershor 2026, 19:27

“Dorëzoni mandatet”, “Ju erdhi fundi!”, “Parlamenti i krimit”, këto janë disa nga thirrjet që protestuesit po lëshojnë në drejtim të deputetëve të Parlamentit të Shqipërisë, teksa marshojnë drejt Kuvendit, atje ku po mbahet seanca plenare.
Ata kanë devijuar marshimin, që ishte nisur drejt Kryeministrisë, për t’u stacionuar drejt Kuvendit.
