Qirici: Zemërimi në rrjete sociale është pasqyrim i ngarkesave emocionale
Në emisionin “Epiqendër” të gazetares Sonila Musai u diskutua për kërcënimet online, komentet negative në rrjet dhe ndikimin psikologjik që kanë sjelljet agresive në hapësirën digjitale.
E ftuar në studio ishte psikologia Eksena Qirici, e cila analizoi arsyet që fshihen pas gjuhës së urrejtjes dhe reagimeve të forta emocionale në internet.
Sipas saj, shumë komente negative online shfaqin ngarkesa të mëdha emocionale, zemërim dhe frustrime të mbledhura.
Psikologia theksoi se sjelljet agresive në internet nuk mund të shihen të shkëputura nga realiteti social dhe përvojat personale të individëve.

