Propozohet harta e re gjyqësore: Vetëm një Gjykatë Apeli dhe dy Gjykata Administrative

Nga 6 Gjykata të Apelit që kanë ekzistuar deri më tani në Shqipëri, do të mbetet vetëm një e tillë ku do të angazhohen 70 gjyqtarë.

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja në prezantimin e draftit në një tryezë të posaçme ka theksuar se kjo reformë do të rrisë cilësinë e shërbimit. 

Argumentin që ky institucion do të funksionojë vetëm në Tiranë Manja e ka justifikuar me përqendimin e popullsisë në kryeqytet

Ulsi Manja: "Do kemi një gjykatë Apeli me juridiksion të përgjithshëm në Tiranë e cila në kushtet që jemi sot nuk e e pengon zbatimin e hartës”

Po ashtu nga 22 Gjykata të Shkallës së Parë do të kemi vetëm 12 të tilla. E për këtë përfazaqësuesit e drejtësisë shprehen dakord, pasi sipas tyre është e vetmja mënyrë për zgjidhjen e situatës së krijuar pas shkarkimit dhe dorëheqjeve të rreh 40 për qind të gjyqtarëve dhe prokurorëve

Naureda Llagami, kryetarja e KLGJ-se:  Sot gjykatat ta pranojmë janë bllokuar. Kush shkon çdo ditë në gjykatë e ndjen se nuk e merr fare shërbimin. Përmes këtij mekanizmi synojmë të ofrojmë shërbim” tha Kryetarja e KLGj-së 

Problem për Prokurorin e përgjithshëm mbetet infrastruktura e akomodimit të trupave që do të për qendrohen në pak gjykata

Olsian Çela, kryeprokurori: "Po nëse do e shikonim pak më larg. Në harkun e 3  - 4 apo 5 viteve ku sistemi të rimbushet me prokurorë e gjyqtarë, a është kjo infrastrukturë e gatshme të përballojë këtë numër prokurorësh e gjyqtarësh" 

Edhe Gjykatat Administrative do të reduktohen nga gjashtë të shkallës së parë do të mbeten vetëm dy në Tiranë dhe një në Lushnje

Ulsi Manja: “Tirana ka problem sepse sot që flasim gjykata administrative e shkallës së parë ka nevojë për akomodimin e kësaj trupe gjyqësore që është sot në Gjykatën e Shkallës së Parë” 

 Drafti i paraqitur do të vazhdojë me konsultimin publik e më tej do të kalojë për votim në qeveri e në përfundim në votim në parlament. Vetëm 6 muaj pas hyrjes në fuqi do të vihet në zbatim. Reforma erdhi si pasojë e mbingarkesës me dosje ku vetëm në Tiranë janë mbi 28 mijë dosje.

Propozohet harta e re gjyqësore: Vetëm një Gjykatë Apeli dhe

EMISIONET