“Këmbana e alarmit ka kohë që po bie", kryetarja e KLGj-se: Duhet të ndërhyjmë sa më shpejt të shmangim kolapsin në gjyqësor
Harta e re gjyqësore që propozon shkrirjen e disa gjykatave dhe përqëndrimin në gjykata më të mëdha është hartuar nga një grup pune i ngritur nga ministria e Drejtësisë dhe Kontrolli I Lartë Gjyqësor.
Kryetarja e KLGj-së Naureda Llagami shprehu shqetësimin për situatën në të cilën ndodhet sistemi gjyqësor.
“Këmbana e alarmit ka kohë që po bie” tha kryetarja duke treguar ngarkesën e madhe me të cilën po përballen gjyqtarët si pasojë e efekteve që solli vetingu me shkarkimin e gjyqtarëve.
“Aktualisht jemi duke shkuar drejt një drejtësie ambulante. Kjo është një kosto e madhe për sistemin. Kostso jo vetëm financiare por edhe në cilësinë e munguar të shërbimeve dhe motivimit të gjyqtarëve të cilët duhet të mbajnë jo vetëm ngarkesën e kolegëve të larguar brenda gjykatës por edhe në gjykatat e tjera.
Nëse i referohemi ngarkesës së gjyqtarëve për gjykatat në këtë vit kemi shkuar në një mesatare prej 640 çështje për gjyqtarë pa përfshirë ngarkesën që ka Gjykata e Lartë.
"Kemi gjykata ku kemi mbi 3000 mijë çështje për gjyqtar në Gjykatën Administrative të Apelit dhe 2500 çështje për gjyqtar në Gjykatën e Apelit në Tiranë. Kostoja më e madhe është morale, e besimit që kërkojnë qytetarët ndaj reformës në drejtësi.Këmbana ka kohë që po bie. E kam ngritur këtë shqetësim në publik. “
KLGJ ka ndërmarrë një sërë masash për të përballuar situatën si rritjen e kuotave në magjistraturë si dhe plotësimin e trupave gjyqësore.
“Rritja e kuotave të magjistraturës për një periudhë 3 – 5 vjeçar do të sjellin një përmirësim të situatës në gjykatën e shkallës së parë si dhe përmes plotësimit të gjyqtarëve për plotësimin e trupave gjyqësorë.
Vetëm për periudhën janar nëntor 2021 janë caktuar 866 gjyqtarë. Ky numër pritet të jetë më I lartë vitin e ardshëm veçanërisht në gykatën e shkallës së parë e në Apel ku sot kemi vetmë 1 /3 e trupës së gjyqtarëve që duhet të kishim në organikë. “
Edhe harta e propozuar është një nga këto masa por jo e mjaftueshme.
“Sot jemi shumë vonë dhe harta e propozuar nuk do të jetë e mjaftueshme për të stabilizuar humbjet që ne kemi në sistem. Ndërhyrje të tjera duhet të artikulohen sa më shpejt dhe do të jetë e nevojshme për të shmangur kolapsin. “Këmbana ka kohë që po bie”
E megjithatë duhet të shohim përtej emergjencës, ndoshta dhe përtej perfeksionit.
‘Na duhen zgjidhje optimale që fiton qytetari dhe balancon nevojën për akses dhe eficencë. Kërkohet vizion më i gjerë për tiu përgjigjur zhvillimeve sociale ekonomike demokratike e infrastrukturës” e mbylli deklaratën e saj zonja Llagami.