“Sot shoqëria mbron natyrën”/ Rama publikon renditjen: Shqipëria në vendin e 21-të në botë për klimën

Kryeministri Edi Rama në një video-mesazh në facebook, u shpreh se për zbutjen e ndryshimeve klimatike Shqipëria renditet e 21 në botë. Rama nënvizoi se Shqipëria ka arritur progresin më të madh sa i përket performancës mjedisore duke u renditur me progresin më të madh në rajon, gjatë 10 viteve të fundit.

“Për zbutjen e ndryshimeve klimatike Shqipëria renditet e 21 në botë”, tha ai.

Më tej Rama tha se kjo renditje tregon rrugën që është bërë, duke thënë se:

“Shqipëria ishte vendi i prerjeve barbare të pyjeve dhe gjuetisë së shfarosjes dhe lumenjve të kthyer në vendgrumbullimesh të mbetjeve dhe një shteti që nuk kishte kulturë për ta mbrojtur natyrën. Ndërsa sot është krejt ndryshe kemi arritur deri aty sa të kemi protesta të mëdha për mjedisin dhe në vetvete është një arritje e madhe e shoqërisë. Prania e aq shumë njerëzve që shqetësohen për flamingo, për biodiversitetin tregon se edhe shoqëria shqiptare ka ndryshuar dhe është fitore qytetërimi”.

EMISIONET