(FOTO)Sydney Sweeney “pushton” rrjetin me koleksionin e ri/ Shfaqet si imazhi i markës së saj

Aktorja amerikane Sydney Sweeney ka rikthyer vëmendjen e fansave me fotografitë e reja të fushatës për markën e saj të të brendshmeve Syrn.
Ylli 28-vjeçar publikoi imazhe nga koleksioni i ri “Small Town Girl”, ku shfaqet duke promovuar vetë linjën e saj të modës, me një paraqitje që ka marrë reagime të shumta në rrjetet sociale.
Në fotografitë e publikuara në Instagram, Sweeney shfaqet me modele të koleksionit të ri, ndërsa fansat vlerësuan stilin dhe dizajnin e linjës së të brendshmeve.

Mediet amerikane e cilësuan paraqitjen e saj si një nga mënyrat më efektive për promovimin e markës, duke theksuar se aktorja është “reklama më e mirë e vetes”.
Sweeney ka treguar më herët se kujdeset për formën fizike përmes stërvitjeve intensive të frymëzuara nga Pilates, të cilat i ndjek rregullisht.

Ndërkohë, aktorja vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes edhe për rolin e saj si Cassie Howard në serialin “Euphoria”, ndërsa sezoni i ri i produksionit ka sjellë diskutime të shumta mes fansave dhe kritikëve.


