Pogacar mbetet pa rival/ Jonas Vingegaard tërhiqet pas rrëzimit në etapën në Alpe

Ishte padyshim një itinerar i frikshëm. Turi i Francës nisi javën e tij alpine, më të vështirën e këtij edicioni, si çdo vit tjetër, dhe menjëherë pati viktimën e parë, madje tepër të shquar.
Kampioni i Xhiros së Italisë, dhe rivali i vetëm real i Fanelës së Verdhë, Tadej Pogaçar, u rrëzua 20 kilometra përpara finishit, ndërsa pritet të niste ngjitja e fundit.
Një rrotë e biçikletës së tij u shkëput nga trupi, dhe danezi ra mbi shpatullën e tij duke pësuar frakturë në shtyllën kurrizore. Pritet të operohet në ditët në vazhdim. Rrëzim edhe për Pogaçarin dhe për shokun e tij të ekipit, Del Toro, por pa pasoja.
Etapa e 15-të ishte e tmerrshme, me katër ngjitje të forta, sidomos e parafundit, e kategorisë së parë, dhe e fundit e kategorisë ekstra të vështirë, me malore mesatarisht 9 për qind për 11.3 kilometra.
Pritej që Pogaçar të arrinte një tjetër fitore duke qenë tepër i fortë në kushte të tilla, por këtë herë nuk mundi t’i shtonte edhe sukses katër etapave të mëparshme.
Në një betejë mes tre rivalësh, i pari doli belgu Remko Evenepël, duke mundur sllovenin në sprintin final.
I treti me 6 sekonda vonesë meksikani Del Toro. Pogaçar mban Fanelën e Verdhë me 5 minuta epërsi ndaj Evenepëlit, i cili është favorit në etapën e kronometrit individual këtë të martë.


