Shoqëronte Martinajn, Prokuroria e Kurbinit mbyll hetimet për Jeton Lamin, akuzohet për "Shpërdorim detyre"
Prokuroria ka dërguar për gjykim dosjen e Jeton Lamit, ish-efektivit që akuzohet se shoqëronte Ervis Martinajn. Në dëshmi agjenti ka pranuar se e njihte prej 10 vitesh biznesmenin e shumëkërkuar, por nuk kishte miqësi me të.
Jeton Lami, ish-agjenti i skuadrës së kërkimit FAST, pranë Policisë së Shtetit, është marë në pyetje nga prokuroria e Laçit, duke pranuar se ka shoqëruar Ervis Martinaj, pasi ky i fundit i kishte kërkuar ndihmë. Prej datës 28 Gusht 2022, Lami ndodhet i arrestuar.
Ndërsa çështja penale ndaj tij e rregjistruar për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”, aktualisht është mbyllur dhe pritet që aktet hetimore t’i përcillen gjykatës së Laçit, për zhvillimin e procesit gjyqësor.
“Ora News” mëson se teksa prokurori, i ka komunikuar zyrtarisht akuzën duke e njoftuar dhe marjen e tij të pandehur, Lamit i është marë një dëshmi e shkurtër në cilësinë e personit të pandehur.
Ish-agjenti i policisë i ka treguar, prokurorëve me shtetasin Ervis Martinaj, njihej prej një periudhë 10 vjeçare.
Njohja mes dy personave ka qënë përmes disa miqve të përbashkët në qytetin e Kamzës, dhe kjo njohje ka qënë përpara se Lami të hynte në rradhët e Policisë së Shtetit.
Ish-agjenti ka treguar se njihej me Martinaj, por nuk kishte miqësi të ngushtë me të.
Sipas tij, tre ditë para se ta shoqëronte me makinë në Durrës, e ka takuar rastësisht në zonën e “Zogut të Zi”, aty ku Martinaj strehohej në një apartament që ndodhet pas qëndrës tregtare “Ring”.
Biznesmeni i ka kërkuar që agjenti i policisë, ta shoqëronte deri në Durrës, pasi kishte lënë takim me një mikeshën e vetë.
“…të nesërmen kam shkuar sërish në Durrës, e kam marrë Ervis Martinajn dhe mikeshën e tij dhe i kam lënë në një ambient pranë një karburanti në zonën e Vorës. Aty sipas informacioneve që kisha Ervis Martinaj, do bënte disa takime. Në atë moment jam shkëputur me të dhe nuk kam asnjë dijeni se çfarë ka ndodhur me fatin e Martinaj…”-ka deklaruar para prokurorit, ish-agjenti Jeton Lami.
Pavarësisht kësaj dëshmie, prokurorët e quajnë rëfimin e Lamit të pasinqertë, pasi janë kamerat e sigurisë që kanë tradhtuar dinamikën e lëvizjeve të tyre.
Jeton Lami, del edhe tek ngjarja e masakrës së Fushë-Krujës, ku mbetën të vrarë Briland Martinaj, Besmir Hoxha dhe Diklen Vata.
Prezenca e tij në këtë ngjarje është sërisht në rolin e transportuesit të Briland Martinaj dhe Diklen Vatës, nga restorant “Brazili” deri në ambjentet e një servisi në Kamëz dhe anasjelltas.
Sipas prokurorisë, Jeton Lami, që nga dita e arrestimit nuk është treguar bashkëpunues mbi atë çfarë ka ndodhur realisht me Ervis Martinaj.
Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.