Haxhiu shpreh ngushëllime për vi*timat e aksidentit në Bllacë: Dhimbje e madhe për familjet dhe të gjithë ata që i njohën

Haxhiu shpreh ngushëllime për vi*timat e aksidentit në

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka shprehur ngushëllime për familjet e tre qytetarëve që humbën jetën tragjikisht në aksidentin pranë Bllacës.

Viktimat, Ejup Tërnava, Cennet Tërnava dhe Fatmire Shabani, humbën jetën në aksidentin rrugor, ndërsa lajmi ka prekur familjarët dhe komunitetin e tyre në Vushtrri.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Haxhiu tha se udhëtimi i tyre drejt shtëpisë u ndërpre vetëm pak kilometra larg Kosovës, duke lënë pas dhimbje të madhe për familjet dhe të gjithë ata që i kanë njohur.

“Më pikëlloi thellë lajmi për humbjen tragjike të jetës së tre qytetarëve tanë nga Vushtrria, Ejup Tërnavës, Cennet Tërnavës dhe Fatmire Shabanit, në aksidentin pranë Bllacës. Udhëtimi i tyre drejt shtëpisë u ndërpre vetëm pak kilometra larg Kosovës, duke lënë pas dhimbje të madhe për familjet dhe të gjithë ata që i njohën”, ka shkruar Haxhiu.

Ajo u ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjeve Tërnava dhe Shabani, të afërmve dhe miqve të viktimave, duke theksuar se ndan dhimbjen e tyre.

Pas kësaj tragjedie, Komuna e Vushtrrisë ka njoftuar edhe shtyrjen e aktiviteteve të planifikuara në kuadër të koncertit “Ditët e Diasporës 2026”.

 

 

EMISIONET