Dua Lipa dhe Callum Turner shkëlqejnë në finalen e Botërorit/ Yjet pushtojnë tribunat VIP të MetLife(FOTO)

Finalja e Kupës së Botës 2026 nuk solli vëmendje vetëm në fushë, por edhe në tribunat VIP, ku u mblodhën emra të mëdhenj nga bota e muzikës, kinemasë dhe sportit.
Në mesin e personazheve më të komentuar ishin Dua Lipa dhe bashkëshorti i saj, aktori britanik Callum Turner, të cilët u shfaqën elegantë në stadiumin MetLife në New Jersey, duke ndjekur nga afër përballjen mes Spanjës dhe Argjentinës.
Çifti i sapomartuar u bë një nga pikat kryesore të mbrëmjes, ndërsa paraqitja e tyre mori vëmendje të madhe në rrjetet sociale.

Në tribunat VIP ishin të pranishëm edhe shumë emra të njohur, përfshirë aktoren Anya Taylor-Joy me bashkëshortin Malcolm McRae, ikonën e muzikës Mick Jagger, si dhe David e Victoria Beckham.
Familja Beckham u shfaq së bashku me fëmijët e tyre Romeo, Cruz dhe Harper, duke qenë ndër familjet më të fotografuara gjatë finales.
Në aspektin sportiv, Spanja u shpall kampione e botës pas fitores 1-0 ndaj Argjentinës pas kohës shtesë. Heroi i finales ishte Ferran Torres, i cili shënoi golin vendimtar që i dha trofeun kombëtares spanjolle.
Finalja u shoqërua edhe me një spektakël madhështor muzikor të organizuar nga FIFA, ku performuan yje si Robbie Williams, Nicole Scherzinger, Laura Pausini, Coldplay, Shakira, Madonna, Justin Bieber dhe Post Malone.
Prania e Dua Lipës dhe Callum Turner në një nga ngjarjet më të mëdha sportive të vitit u komentua gjerësisht, duke e bërë çiftin një nga protagonistët jashtë fushës të finales së Botërorit 2026.



