Dy tërmete të njëpasnjëshme tronditin Iranin/ Lëkundjet arrijnë deri në 5.7 ballë

Dy tërmete të njëpasnjëshme tronditin Iranin/ Lëkundjet

Dy tërmete janë regjistruar këtë të hënë në Iran, duke shkaktuar shqetësim te banorët në provincën perëndimore të Kermanshahut.

Sipas autoriteteve lokale, tërmeti i parë me magnitudë 5.2 goditi zonën pranë Kuzaranit, ndërsa vetëm pesë minuta më vonë u regjistrua një tjetër lëkundje më e fortë me magnitudë 5.7.

Zëdhënësi i Autoritetit të Menaxhimit të Fatkeqësive në Iran bëri të ditur për agjencinë “Mehr” se tërmeti i parë ishte në një thellësi prej 8 kilometrash, ndërsa i dyti në rreth 13 kilometra nën sipërfaqen e tokës.

Deri më tani nuk janë raportuar dëme materiale apo viktima, ndërsa ekipet e emergjencës vijojnë monitorimin e situatës.

EMISIONET