Shkëlqeu me Anglinë në Botëror/ Djed Spence kërkon transferimin te gjiganti italian

Shkëlqeu me Anglinë në Botëror/ Djed Spence kërkon

Djed Spence raportohet se dëshiron të largohet nga Tottenhami këtë verë dhe t’i bashkohet Interit, sipas “La Gazzetta dello Sport”.

Mbrojtësi anglez 25-vjeçar i ka dhënë dritën jeshile një transferimi te klubi italian, ndërsa kushtet personale nuk pritet të jenë pengesë për arritjen e marrëveshjes.

Interi e ka identifikuar Spencen si zëvendësuesin ideal të Denzel Dumfries dhe synon të përforcojë krahun e djathtë të mbrojtjes gjatë afatit kalimtar veror.

Tottenham është i gatshëm ta shesë reprezentuesin anglez, por klubi londinez kërkon rreth 35 milionë euro për kartonin e tij.

Spence zhvilloi paraqitje të spikatura me Anglinë në Kupën e Botës 2026, duke tërhequr vëmendjen e disa klubeve evropiane.

Mbrojtësi, i cili më herët ka luajtur në huazim te Genoa, ka kontratë me Tottenhamin deri në vitin 2029, pasi iu bashkua klubit nga Middlesbrough në vitin 2022.

 

 

EMISIONET