“Po drogohen shqiptarët!” Ekspertët japin alarmin: Përdoruesit janë shtuar ndjeshëm, si tek moshat e reja, dhe tek ata +50 vjeç

Përdoruesit e drogës në vendin tonë janë rritur vitet e fundit! Ekspertët e shëndetit shprehen të shqetësuar për situatën kryesisht tek të rinjtë dhe tek ata mbi 50 vjeç. Kokaina është lënda narkotike që përdoret më shumë!

Dikur në Shqipëri droga që përdorej më shumë ishte heroina, tanimë trendet kanë ndyshuar, kokaina po përdoret në masë.

Mjekja dhe pedagogia Esmeralda Thoma flet për rritje shqetësuese të numrit të përdoruesve të lëndëve nakotike!

Esmeralda Thoma, mjeke, pedagoge: “Vitet e fundit kemi një shtim të numrit të personave që përdorin drogëra. Por pavarësisht se ka një shtim, kemi gjithashtu edhe një ndryshim të trendit të llojit të drogërave mësë shumti të përdorur. Sigurisht, hashashi është droga më e përdorur mes adoleshentëve, kryesisht moshave të gjimnazeve. Por kemi kokainën si droga më e përdorur nga moshat adulte mbi 25 vjeç".

Shkaqet janë të ndryshme, nga bullizmi tek moshat e reja, deri tek problemet në familje dhe problemet e shëndetit mendor tek më të rriturit!

Esmeralda Thoma, mjeke, pedagoge: “Për sa i përket adoleshentëve ka arsye të ndryshme. Bullizimi në fakt është një nga faktorët kryesorë që i detyron ata që të fillojnë përdorimin e drogës. Ose të qenurit trend, siguroishtr dhe marrëdhëniet jo të shëndosha në familje, ose probleme në familje si divorcet, apo një vdekje e parakohshme, si dhe problemet e shëndetit mendor”.     

Sipas  specialistëve shqetësuese paraqitet situate edhe tek përdorimi i drogërave tek moshat mbi 50 vjeç.

Gjatë ditëve të javës në urgjencën e QSUT paraqiten 1-2 persona që janë përdorues të drogës dhe që kërkojnë ndihmë mjekësore, ndërsa gjatë fudjavës edhe për shkak të festave të ndryshme numri i personave që kërkojnë ndihmë mjekësore në urgjencë shkon nga 5 deri në 6 persona vetëm në Tiranë!

droga isa myzyraj esmeralda thoma

EMISIONET