Preçi: Dyfishimi i rrogës për deputetët moralisht i pajustifikueshëm. Minimumi jetik, i nevojshëm
Eksperti i ekonomisë Zef Preçi në një intervistë për "Ora News" deklaroi këtë të premte se rritja e pagës për deputetët dhe ministrat është e pajustifikuar dhe është një vendim tërësisht i papërshtatshëm.
“Sepse gjatë 3 viteve të fundit Shqipëria është goditur nga tërmeti, pandemia dhe kriza botërore, nga shtrenjtimi i lëndëve të para për shkak të konfliktit në Ukrainë dhe inflacioni. Pra kjo rritje në këtë moment nuk justifikon situatën në sektorin publik.
Pra, ia heq shkollës, spitalit, rrugës, sigurisë, rendit, diplomacisë etj. Dhe e kalon kjëtë fond për të përmirësuar jetesën e atyre që realisht jetojnë më mirë.
Kështu që në këto kushte e shikoj ligjërisht të ligjshme, moralisht të pamoralshme dhe të pajustifikueshme dhe të miratuar me një procedurë të dyshimtë sa i takon shqyrtimit”, tha ai.
Ndërsa lidhur me propozimin e opozitës për miratimin e një minimumi jetik prej 200 eurosh, Preçi theksoi se pavarësisht shiufrës, çdo nismë që i përket përcatimit të minimumit jetij është një nismë që duhet përshëndetur.
“Nëse kalkulimet tona gjatë këtyre 6 viteve janë të sakta që në 2016-ën se shifra minimumi jetik është një shifër prej 16 mijë lekësh atëherë kjo duhet të jetë dhe baza.
Pasi nëse kemi një pension minimal prej 140 mijë lekësh të vjetra atëherë ky pension është dukshëm nën minimumin jetik.
Dhe ky minimum duhet të fillohet me një korrigjim të përvitshëm për një hark kohor 3 deri në 5 vite”, theksoi ndër të tjera eksperti i Ekonomisë, Zef Preçi.