Dyfishimi i pagave për deputetët, Guxholli: Përmbysja e premtimit që u bë në fushatë, gabim i madh i qeverisë dhe me pasoja
Ekspertja e ekonomisë Zana Guxholli shprehet se rritja e pagave pavarësisht se u bë në periudhën e fushatës zgjedhore është një lajm i mirë.
Por përmbysja e këtij lajmi apo premtimi menjëherë pas përfundimit të zgjedhjeve është një gabim i madh dhe natyrisht që do të shkaktonte këtë reagim dhe pakënaqësi që ka shkaktuar nga të gjitha shtresat.
“Rritja e pagave është një proces që duhet të shoqërojë çdo qeveri, dhe në përfundim të çdo mandati secila prej tyre duhet të krenohet me shifrat e rritjes së pagave që ajo ka bërë gjatë qeverisjes së saj.
Mirëpo kur kujtohesh vonë për këtë rritje dhe përpiqesh ta përdorësh si gur elektoral dhe kjo të kthehet në bumerang. Qeveria në këto 7 vite i ngurtësoi pagat, që do të thotë i uli.
Sepse mos indeksimi i tyre dhe mos rritja e pagës me shifrën e inflacionit bëjnë që qytetarët të kenë në duar më pak para për të blerë të mira materiale, apo me të njëjtën vlerë paraje blejnë më pak të mira materiale”, u shpreh ndër të tjera ekspertja e ekonomisë, Zana Guxholli.