Paraplegjikët në protestë/ Nuk kanë marrë pagesën e 5 viteve, Bashkia: Hapni proces gjyqësor
Paraplegjikët janë ngritur në protestë në durrës duke kërkuar pagesat e vitit 2005. Fenomenit, edhe pse pranohet se ekziston nuk i jepet zgjidhje, por institucionet u kërkojnë që t'i drejtohen gjykatës.
Pagesat e pa marra nga viti 2005 deri në 2010 kanë sjellë ngritjen në protestë të anëtarëve të shoqatës së paraplegjikëve në durrës. Përballë mediave ata shprehet se kanë kërkuar reagimin edhe të bashkisë, ku si zgjidhje u është propozuar zgjidhja e çështjes në gjykatë.
Sokol Murataj, kryetari i Shoqatës: “Ne i kërkuam pagesën e 2005-ës deri në 2010-n, ndërsa na u tha se ju keni të drejtë, në momentin që ju do ta fitoni gjyqin unë jam gati t’ju ndihmoj nëpërmjet ministrisë që ju të merrni paratë. Në qoftë se ju nuk do të ketë një vendim gjykate nuk kam çfarë t’ju jap, se nuk kam ku t’i marr paratë”.
Të revoltuar kërkojnë edhe rishikimin e shumës që marrin duke e konsideruar pensionin tejet të ulët
“Jam invalid dhe nuk punoj dot”, thotë një protestues.
“Të na japin shpërblimin që na takon nga shteti i madh”, thotë një qytetare.
“Kërkojm ëtë drejtën që na takon me ligj”, thotë një tjetër protestuese.
Pas protestës anëtarët e shoqatës do të vendosin edhe se si do të veprojnë më tej.