Përdhunuan dhe shfrytëzuan për prostitucion 15-vjeçaren në Greqi, arrestohet në Itali tutori shqiptar

Përdhunuan dhe shfrytëzuan për prostitucion 15-vjeçaren

Ai kërkohej në Greqi sëbashku me 12 shqiptarë të tjerë, për trafikim qeniesh njerëzore, shfrytëzim seksual të të miturve dhe pornografi për fëmijë.

Viktima e dyshuar e grupit, një vajzë 15-vjeçare.

30-vjeçari shqiptar u ndalua në Kremones nga policia.

Tani ai është në burg. Gjykata e Apelit në Brescia do të vlerësojë ekstradimin.

Në kuadër të hetimeve të kryera nga policia greke, shqiptari dhe bashkëpunëtorët e tij me një dredhi dyshohet se kanë bindur pesëmbëdhjetëvjeçaren të shkonte në Athinë për t'u bashkuar me të dashurin e saj, duke favorizuar kështu hyrjen e saj klandestine në vend.

Me të mbërritur në Greqi, në dhjetor 2014, 15-vjeçarja dyshohet se ka pësuar dhunë seksuale dhe është detyruar të kryejë prostitucion për më shumë se një muaj.

Dy javë më parë Shërbimi i Bashkëpunimit Policor Ndërkombëtar ka alarmuar kolegët e Skuadrës Fluturuese të Kremones për të verifikuar praninë e shqiptarit në provincë dhe kjo pasi nga hetimet rezultoi se 30-vjeçari kishte familjarë në Casalasco.

Pas disa ditësh kërkime dhe monitorimi të të njohurve të tij, policët u vunë në gjurmët e tij në Kremones dhe e bllokuan.

Pas identifikimit në komisariat, shqiptari u dërgua në burg.

itali greqi arrestohet shqiptari perdhunim

EMISIONET