Denoncimi i Partisë së Lirisë: Sako po nxjerr me detyrim në fushatë mësues e nxënës të gjimnazeve

Denoncimi i Partisë së Lirisë: Sako po nxjerr me detyrim në

Anëtarja e kryesisë së Partisë së Lirisë, Anisa Ibraj, akuzoi sot kryebashkiaken e Durrësit për përdorimin e mësuesve dhe nxënësve  të gjimnazeve në funksion të fushatës së saj elektorale.

Sipas saj, mësuesve të Durrësit u bëhet presion i vazhdueshëm me vendin e punës dhe nxënësve me vlerësimet në provime.

Denoncimi

Kryetarja ne ikje e Bashkise Durres detyron, ne menyre te perseritur, mesues dhe nxenes te gjimnazeve te qytetit, te marrin pjese ne takime elektorale.

Jo me larg se para 5 ditesh, gjimnaziste te shkolles Naim Frasheri jane detyruar te je prezente ne takimin elektoral te znj. Sako duke I mashtruar me justifikimin se, aktiviteti do te kete tematike sociale, kulturore apo sportive, por qe ne fakt cdo diskutim ka qene ne kuader te fushates te ish Kryetares.

Diten e enjte, nen presionin e Drejtoreshes se Drejtorise Arsimore, maturante te gjimnazit Gjergj Kastrioti, shkolle ende e pa perfunduar nga procesi I rindertimit, jane urdheruar te jene pjese e premtimeve boshe qe Sako e Dako nuk I realizuan dot prej 23 vitesh ne krye te Bashkise.

Mesuesve te Durresit I behet presion I vazhdueshem me vendin e punes dhe nxenesve me vleresimet ne provime!

Ky është nje skandal i përsëritur i Rilindjes qe detyron te rinjte te duartrokasin genjeshtrat tyre dhe të mbushin salla, të cilat po braksiten cdo ditë.

I bejme thirrje Kryetares kukull, të ndalojë dhunën verbale dhe presionin ndaj administratës, mësuesve dhe nxënësve të Durrësit për t’u përfshirë në fushatën e saj personale.

Ne jemi dëshmitarë çdo ditë të dështimit të pushtetit vendor, keqpërdorimit te taksave tona dhe mbi të gjitha të mungesave të hapësirave sportive dhe ambjenteve të argëtimit per te rinjtë.

Ne 14 Maj do të marrë fund fasada dhe betonizimi qe Rilindja i ka bere këtij qyteti!

Qytetaret dhe te rinjte e Durresit do te votojne ndryshimin!

Ne do te votojme per me shume hapesira te gjelbra, per me shume parqe dhe ambjente argetimi e sportive!

Ne 14 Maj ne do te jemi zeri i te rinjve e te rejave ne Keshillin Bashkiak, me kryetarin fitues te Bashkise Igli Cara dhe koalicionin Bashke fitojme!

zgjedhjet e 14 majit fushata zgjedhore

EMISIONET