Njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme dhe të nesërme (15-16 qershor 2026)
Ndiqni parashikimin e motit për sot dhe nesër në vendin tonë dhe kontinentin europian.
Pjesa më e madhe e Europës Jugore dhe Lindore do të dominohet nga moti i qëndrueshëm dhe temperaturat e larta, ndërsa Ballkani Verior, Europa Qendrore dhe Britania e Madhe do të kenë vranësira dhe rrebeshe të përkohshme.
Njihemi tani me kushtet e motit per sa I perket vendin tonë. Sipas MeteoAlb, paraditja do të jetë me diell, ndërsa pasdite pritet shtim i vranësirave në zonat lindore dhe veriore. Temperaturat do të luhaten nga 14°C deri në 36°C. Era do të fryjë mesatare deri në 40 km/h, ndërsa dallgëzimi 2 - 3 ballë.
Shohim tani kushtet e motit në rajon dhe Europë për ditën e nesërme, Europa Veriore, Lindore dhe pjesërisht Europa Qendrore do të përfshihen nga mot i paqëndrueshëm me reshje shiu, ndërsa gadishulli Iberik do të mbetet me kushte më të qëndrueshme atmosferike.
Njihemi tani me kushtet e motit në vendin tonë për ditën e nesërme. Sipas MeteoAlb, orët e para të ditës do të sjellin vranësira dhe rrebeshe të përkohshme shiu, në zonat veriore dhe qendrore., ndërsa në mbrëmje priten kthjellime në të gjithë vendin.
Temperaturat do të variojnë nga 12°C deri në 31°C. Era do të fryjë në 50 km/h, ndërsa dallgëzimi 4 ballë.

