Trump: Anijet po rifillojnë lëvizjen në Ngushticën e Hormuzit

Lëvizja e anijeve në Ngushticën e Hormuzit ka nisur të normalizohet, ndërsa Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka bërë të ditur se mjetet detare po rifillojnë qarkullimin në një nga rrugët më të rëndësishme për transportin global të naftës.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Trump njoftoi se anijet kanë filluar të largohen nga Ngushtica e Hormuzit, duke përdorur kalimin jugor, të cilin e cilësoi si të sigurt për lundrim.
Sipas tij, shumë prej anijeve që po kalojnë në këtë korridor janë të ngarkuara me naftë, ndërsa për qarkullimin detar janë në dispozicion edhe korsi të tjera lundrimi.
Reagimi i Presidentit amerikan vjen në një moment kur janë raportuar zhvillime diplomatike mes SHBA-së dhe Iranit, me njoftime për një marrëveshje që synon t’i japë fund luftimeve dhe të ulë tensionet në rajon.

