Allaraj: Ndeshjet në orët e vona e bëjnë thuajse të pamundur ndjekjen e Botërorit në Evropë

Kampionati botëror ka nisur me dinamika të reja, duke tërhequr vëmendjen jo vetëm për lojën në fushë, por edhe për rregulloret strikte që po aplikohen.
Ndryshe nga kompeticionet e kaluara, faza e grupeve nuk ka sjellë një "grup ferri" tipik. Ndeshjet e para tregojnë një disnivel mes ekipeve të forta dhe atyre më të dobëta, duke e bërë kalimin e turnit më të lehtë për favoritet.
Për të folur më tepër rreth kësaj teme, i ftuar në "Sport Focus", në "Ora news", ishte gazetari Erjon Allaraj.
" Ndeshja e parë, duke parë rivalët, emrat që ishin, ishte e kënaqshme për tifozët. Ndeshja e dytë ishte pak problem çështja e orareve, sepse jo të gjithë patën mundësi ta ndiqnin. Edhe ky në fakt është problemi më i madh për Evropën. Është çështja e orareve sepse shumë ekipe, shumë ndeshje sidomos në fazën e e grupeve do të luhen deri në orën 6:00 të mëngjesit. Për Evropën është e vështirë, duke marrë parasysh se është një ditë e ngarkuar me punë, me angazhime dhe të presësh gjithë natën për të ndjekur një ndeshje botërori, besoj është shumë e vështirë. Ka qenë edhe në periudhën e Brazilit, një problem i tillë, por FIFA dhe UEFA deri diku e e rregulluan pak sepse ndeshja më e vonë për Evropën ishte në orën 12:00 të natës.
Megjithatë, këtë radhë është lënë, po e themi dorë e lirë dhe kjo ora 4:00, 3:00 apo 6:00 e mëngjesit e bën thuajse të pamundur të ndiqen, të paktën të gjitha ndeshjet. përsa i përket tifozëve, besoj, stadiumet do të mbushen ato vendet ku luajnë vendet organizatore apo vendet afër.
Ekipet evropiane nuk besoj që do të mbushin stadiume, sepse tifozeria është një problem që ndodhet edhe në Evropë. Shpeshherë ka kombëtare të cilat nuk arrijnë të mbushin stadiumet në fushën e tyre, jo jo të udhëtojnë sepse është një, është kosto financiare, është kosto kohore, është gjithçka deri në Shtetet e Bashkuara, aq më tepër për vendet e Afrikës apo edhe të Azisë që është edhe më e vështirë për Evropën.
Sa i përket çmimeve, është diskutuar shpeshherë, ka pasur ulje, ka pasur diskutime të tjera dhe për për vendet amerikane mund të konsiderohen çmime deri diku të pranueshme, por siç e thashë, vendet afrikane, vendet aziatike do ta vuajnë edhe pjesën e çmimeve, duke iu shtuar edhe pjesa e problemeve të tjera, koha, udhëtimi, edhe të gjitha bashkë", u shpreh Allaraj.
