Meta: Sulmuesi i Berishës i kamufluar si fotograf, provokim i Ramës të përshkallëzonte dhunën

Edhe kryetari I Partisë së Lirisë Ilir Meta beson se pas sulmit ndaj kryetarit të PD-së Sali Berisha është Edi Rama. Meta tha se asgjë nuk është e rastësishme dhe se autori ishte kamufluar si pjesë e ekipit mediatik që do mbulonte protestën e opozitës.

“Shumë shpejt Edi Rama do të nxjerrë edhe kartelën e tij që e mban të fshehur për të lehtësuar gjëndjen e tij përballë krimeve. Kemi të bëjmë me një aksion të mirë planifikuar dhe mirëorganizuar shtetëror edhe policor. Kemi të bëjmë me një kontigjent bashkëpunëtor të policisë kriminale sikurse e ka treguar edhe Berisha. I kamufluar si fotograf dhe pjesë e ekipit mediatik që shoqëronte protestën dhe që në një moment të caktuar i bëri të gjitha veprimet në mënyrën më profesionale dhe gjakftohtësi kriminale. Kemi të bëjmë me një aksion të mirëkalkuluar të policisë së Edi Ramës. Nuk është asgjë e rastësishme. Kartela ishte alibi, ai ishte vetë Edi Rama. Njeri i pabesë dhe frikacak”

 Meta shkoi më tej duke thënë se ishte provokim që do të çonte në përshkallëzim të dhunës që “sigurisht Edi Rama e meritonte por Shqipëria e shqiptarët nuk e kanë merituar. Por Rama nuk frikëson asnjënjeri përkundrazi ka mobilizuar edhe ata që kanë qenë indiferent” 

Deklarata u be ne nje konference per median mbremjen e sotme.

 

EMISIONET