Merrnin rryshfet nga pasagjerët me probleme, Gjykata lë në burg 6 policët e Portit të Durrësit

Burg pa afat ka caktuar Gjykata e Shkallës së Parë Durrës për gjashtë evektivët e policisë së Kufirit, të cilët merrnin rryshfete nga 5 deri në 100 euro për kalimin e personave që kishin ndalesa në zonën Shengen.

Të akuzuarit janë inspektorët Kalosh Sula, Luan Çelaj, Marsel Farruku, Naim Kadrimi, Isametin Vranezi, dhe Eduart Matmuja, të moshave nga 30 në 60 vjeç.

Sipas organit të akuzës efektivët e policisë së kufirit lejonin hyrje-dalje të shtetasve, të cilët kishin ndalesa për udhëtimin në zonën Shengen në këmbim të vlerave monetare.

Ndërsa në disa raste është zbuluar se kanë lejuar kalimin edhe për persona të shpallur në kërkim nga organet e drejtësisë apo të automjeteve që nuk i nënshtroheshin regjimit doganor.

Të gjitha këto sipas akuzës janë faktuar me prova, duke kërkuar masën e sigurimit personal arrest me burg.

Avokatët mbrojtës kërkuan një masë me të lehtë, siç është e detyrim paraqitje pasi personat e arrestuar nuk përbëjnë rrezikshmëri për komunitetin.

Pasi dëgjoi palët trupi gjykues vendosi të lërë në fuqi kërkesën prokurorisë, duke dhënë burg pa afat për 6 efektivët e policisë së kufirit.

Mbi to rëndon akuza “korrupsion dhe shpërdorim detyre” ndërsa paralel me to nisi procedimi në gjendje të lirë edhe për 20 shtetas të tjerë.

Ndaj këtyre të fundit janë ngritur akuzat për veprat penale të “Korrupsionit pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorim të detyrës”.

durrës porti i durrësit kalosh sula luan Çelaj marsel farruku naim kadrimi isametin vranezi eduart matmuja policët

EMISIONET