Mbrojtja e interesave të grave në punë, prioritet i vendeve të Ballkanit

Integrimi dhe forcimi i rolit të gruas në familje, në punë dhe në shoqëri gratë vijon të mbetet sfidë për shoqëritë e vendeve të Ballkanit. Në këtë frymë u mbajt në Tiranë konferenca me përfaqësues të Dhomës Kombëtare të Zejtarisë së Shqipërisë, Malit të Zi, Kosovës, Serbisë, Maqedonisë së Veriut, ku u nënvizua nevoja e kualifikimit të grave jo vetëm në zonat urbane, por edhe në ato rurale.

Mbështetja, promovimi dhe mbrojtja e interesave të grave në punë është prioriteti kryesor i Kometitetit të Gruas Sipërmarrëse.

Kolë Sinjari, sekretari i Përgjithshëm i Dhomës Kombëtare e Zejtarisë nënvizoi nevojën e kualifikimit të grave jo vetëm në zonat urbane, por edhe në ato rurale, ku dhe problematikat janë më të theksuara.

Në familje, në punë dhe në shoqëri gratë kanë hasur gjithmonë sfida, por pandemia i ka shtuar ato.

Ndaj Evelina Parvanova, drejtoresha e projektit theksoi rëndësinë e trajtimit të këtyre problematikave.

Kjo konferencë u zhvillua në kuadër të një projekti të qeverisë gjemane me vendet e Ballkanit me përfaqësues të Dhomës Kombëtare të Zejtarisë së Shqipërisë, Malit të Zi, Kosovës, Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Ukrainës.

EMISIONET