AUSTRALI, RASTI I PARË ME H5N1! Zogu migrues rezultoi pozitiv gjatë testeve paraprake

Australia ka zbuluar rastin e parë të dyshuar të virusit H5N1 në territorin e saj kontinental. Autoritetet dhe ekspertët paralajmërojnë se konfirmimi i virusit mund të rrezikojë seriozisht faunën e egër vendase.

AUSTRALI, RASTI I PARË ME H5N1! Zogu migrues rezultoi pozitiv gjatë

Autoritetet australiane kanë njoftuar zbulimin e rastit të parë të dyshuar të gripit të shpendëve H5N1 në territorin kontinental të vendit, një zhvillim që mund të shënojë fundin e statusit të Australisë si kontinenti i vetëm pa një rast të konfirmuar të këtij virusi të rrezikshëm.

Rasti është identifikuar në një zonë të largët të jugperëndimit të Australisë Perëndimore, në Parkun Kombëtar Cape Le Grand.

Një zog detar migrues, i njohur si broën skua, rezultoi pozitiv ndaj gripit të shpendëve gjatë testeve paraprake laboratorike. Autoritetet po kryejnë analiza shtesë për të përcaktuar nëse bëhet fjalë për variantin infektiv H5N1.

Ministrja e Bujqësisë e Australisë Perëndimore, Jackie Jarvis, deklaroi se institucionet po e trajtojnë situatën me seriozitet maksimal dhe se, në rast konfirmimi, do të aktivizohet menjëherë një përgjigje e koordinuar në nivel kombëtar.

Varianti H5N1 është përhapur në mbarë botën që nga viti 2021, duke shkaktuar ngordhjen e miliona shpendëve dhe gjitarëve të egër. Virusi ka prekur gjithashtu fermat e shpendëve dhe bagëtive në disa vende, ndërsa janë raportuar edhe raste të rralla infektimi te njerëzit që kanë pasur kontakt të drejtpërdrejtë me kafshët e sëmura.

Australia ka investuar vitet e fundit në masa parandaluese, duke forcuar sigurinë biologjike në ferma, monitoruar shpendët migrues dhe përgatitur plane emergjente për përballimin e një shpërthimi të mundshëm.

Ministri i Mjedisit, Murray Ëatt, tha se vendi ishte përgatitur prej kohësh për këtë skenar, megjithëse zhvillimi mbetet shqetësues.

Ndërkohë, një tjetër zog i sëmurë, i identifikuar si giant petrel, është gjetur në të njëjtën zonë dhe po i nënshtrohet analizave laboratorike.

EMISIONET