VIDEO/ "Dyfytyrëshi" Erion Veliaj! Kryebashkiaku shkon fizikisht në Gjykatën Administrative, por jo në seancat e GJKKO-së
Sot në Gjykatën Administrative në orën 14:00 do të mbahet seanca për padinë e bërë nga kryebashkiaku i arrestuar me 13 akuza për 5 vepra të rënda penale, Erion Veliaj, ndaj prokurorit Ols Dado.
Një padi që nuk është gjë tjetër veçse një sulm i radhës i Veliajt ndaj prokurorit që ka hetuar çështjen e tij.
Erion Veliaj vijon të shfaqë “dyfytyrësinë” e tij në lidhje me proceset gjyqësore. Kjo pasi në Gjykatën Administrative ai u paraqit fizikisht, ndërsa në Gjykatën e Posaçme refuzon të shkojë apo të përballet me procesin gjyqësor duke e shtyrë pafundësisht.
Prej gati një viti dosja e tij ndodhet në GJKKO, ndërsa Veliaj refuzon të përballet me procesin.
Me 13 akuza për 5 vepra të rënda penale, Erion Veliaj dhe avokati i tij, i pandehuri Plarent Ndreca, përdorin lloj-lloj mekanizmash apo skemash për të shtyrë procesin gjyqësor në GJKKO.

